Kryetari i BESËS, Bilall Kasami takohet me Ambasadorin Francez në Shkup, Kristian Timonie

Sot kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, nënkryetarja Ermira Asani – Salija dhe anëtari i kryesisë qendrore Kastriot Rexhepi, janë takuar me Ambasadorin Francez në Shkup, Shkëlqesinë e tij, z. Kristian Timonie.

Në këtë takim nga përfaqësuesit e BESËS Ambasadori Francez Timonie, u njoftua për Platformën “Ridefinimi”, pjesë e së cilës është përveç Prokuroria Speciale Publike, edhe nevoja e domosdoshme për themelimin e Gjykatës Speciale, për daljen nga kriza e thellë politike në vend.

Ndër të tjera Ambasadori Francez u interesua për përgatitjet e BESËS për zgjedhjet e 11 dhjetorit, pas të cilave pritet që në Maqedoni të fillojnë proceset për progresin drejt integrimeve euro-atlantike.

Takimet e këtilla miqësore dhe në frymë pozitive janë në vazhdën e intensifikimit të lidershipit të BESËS me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare në vend.