Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, gjatë ditës së sotme inspektoi nga afër procesin e realizimit të dy projekteve

 

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, gjatë ditës së sotme inspektoi nga afër procesin e realizimit të dy projekteve me rëndësi të madhe infrastrukturore dhe arsimore për qytetarët e Komunës së Çairit:
– Ecurinë e punimeve ndërtimore për Parkun në Lagjen Serava dhe
– Procesin e hapjes së Kopshtit të ri për fëmijë me emrin “Foleja” në Lagjen e Çairit të Vjetër.