Kryetari i Levizjes besa takohet me ambasadorin e Hollandes ne Shkup

Sot kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami realizoi një takim miqësor me Ambasadorin Holandez, Willem Wouter Plomp. Gjatë këtij takimi miqësor u diskutuan zhvillimet e fundit në vend si dhe situata aktuale politike pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit. Me këtë rast kryetari Kasami e ka njoftuar Ambasadorin Plomp për qëndrimet e BESËS përkitazi me qeverisjen e ardhshme, duke theksuar se parakushtet themelore që BESA të diskutojë për mundësinë e përfshirjes në qeveri janë tri: se BESA pranon të marrë pjesë në qeverisje vetëm nëse në të nuk ka figura politike të inkriminuara dhe të dyshuara nga Prokuroria Speciale Publike; se BESA pranon të jetë e pjesë e bisedimeve për qeverisje vetëm nëse pranohet diskutimin për RIDEFINIMIN e sistemit juridiko-kushtetues të shtetit dhe se BESA do të pranojë të bëhet pjesë e qeverisjes vetëm nëse marrëveshja qeveritare do të jetë transparente për publikun dhe e afatizuar. Takime të këtilla janë duke u realizuar intenzivisht nga Lëvizja Besa me diplomat ndërkombëtar.