Kryetarja e Komunës së Tetovës priti në takim Zëvendës Shefin e Misionit të Departamentit të OSBE-së

Kryetarja e Komunës së Tetovës priti në takim Zëvendës Shefin e Misionit të Departamentit të OSBE-së, z. Jeff Goldstein. Gjatë takimit biseduan për çështjet e përgjithshme politike në vend por edhe për çështje të natyrës lokale, siç janë çështja e furnizimit me ujë dhe ato ekologjike, stabilizimi finansiar i komunës, arsimi, etj., për të cilat Kryetarja Arifi shpjegoi ecurinë dhe sfidat ekzistuese. OSBE ofroi gadishmëri për bashkëpunim në sfera ku ky i fundit do të ishte i mundshëm dhe i nevojshëm.