Kryetarja Teuta Arifi priti në takim Ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në Maqedoni

 

 Kryetarja Teuta Arifi priti në takim Ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në Maqedoni, z. Milan Jazbec. Së bashku biseduan për situatën e përgjithshme politike në vend, për mbarëvajtjen e aktiviteteve komunale me theks të veçantë mbi projektet ekzistuese të mbështetura nga BE, por edhe për iniciativat e bashkëpunimit me kompani/institucione sllovene. Në mbyllje të takimit u diskutua rreth mënyrave të ndryshme që bashkëpunimi ekzistues të zhvillohet edhe më tej në të ardhmen