KSHZ, deri në ora 17 në Tearcë kanë votuar 377 persona, 52.8 për qind

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) njofton se në vendvotimin numër 2011 në Tearcë, nga gjithsejtë 714 votues të regjistruar, deri më ora 17:00 të drejtën e tyre të votës e kanë shfrytëzuar 377, apo 52.8 për qind.

Ndryshe konferencën për shtyp KSHZ-së e ka caktuar për më ora 21:30 dh e njëjta do të mbahet në hapësirat e KSHZ-së.

******

KSHZ, procesi i rivotimit po zhvillohet normalisht

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ndjek me vëmendje rivotimin në vendvotimin e vetëm gjithë territorin e vendit. Nga ky institucion disa herë brenda ditës kanë njoftuar për mbarëvajtjen e procesit dhe daljen e votuesve për të realizuar të drejtën e tyre të votës.