KSHZ i kërkon komunave sigurimin e kushteve për zgjedhje

Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka njoftuar se në funksion të organizimit dhe mbajtjes së Zgjedhjeve Lokale më 15 tetor 2017, u është drejtuar të gjitha komunave me qëllim që të sigurojnë kushte teknike dhe hapësinore përkatëse për punën e komisioneve zgjedhore komunale. Nga KSHZ, njoftojnë se sot më 11 gusht 2017, është afati i fundit, deri kur mediat e shkruara dhe ato elektronike janë të obliguar çmimoret t’i dorëzojnë në Entin Shtetëror për Revizion dhe Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, kurse radidifuzerët t’i dorëzojnë në Agjencinë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele. Sa i përket afatit të fundit për paraqitjen e listave për kandidatë për Zgjedhjet Lokale për vitin 2017, KSHZ njofton se në pajtim me Afatin për kryerjen e veprimtarisë zgjedhore, afati përfundimtar është 14 shtatori 2017, e jo 9 shtatori 2017, siç u publikua në një pjesë të mediave.