KSHZ: Zgjedhje në diasporë do të organizohen nëse paraqiten mbi 6478 votues

Komisioni Shtetëror Zgjedhor apeloi deri te shtetasit e Maqedonisë në diasporë të shfrytëzojnë mundësinë për paraqitje për votim deri më 11 nëntor, nga KSHZ njoftuan se deri sot në orën 13 janë paraqitur 6639 ku janë pranuar 6059, 134 janë refuzuar dhe 466 janë në përpunim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga KSHZ-ja njoftojnë se sipas dispozitave të Kodit Zgjedhor, deputet në njësinë e shtatë zgjedhore do të zgjidhet në qoftë se lista e kandidatëve për deputet fiton të paktën gjysmën e numrit të votave me të cilat është zgjedhur deputet në njësitë zgjedhore në Maqedoni në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Sipas rezultateve nga zgjedhjet parlamentare të fundit të 2014, ai numër ishte 6478 votues.