Kthehen ne duart te sigurta profilet e thyera ne facebook te Ali Ahmetit dhe Artan Grubit

Kandidati për deputet nga radhët e BDI-së, Artan Grubi njofton opinionin e gjërë se pas sulmeve ndaj profileve të liderit të BDI-së, Ali Ahmeti dhe të tij, tashmë ato profile dhe faqe në rrjetin social në Facebook janë kthyer në duar të sigurta

“Të nderuar, shumë prej jush shprehën shqetësime pas sulmeve të djeshme virtuale dhe vjedhjes së profilit tim në Facebook bashkë me faqet zyrtare dhe të verifikuara të Kryetarit Ali Ahmeti dhe Artan Grubi (Fan page) në po këtë rrjet.

Pas një beteje 24 orëshe, ju njoftoj që profilet dhe faqet tona janë rikthyer në duar të sigurta ndërsa ndaj ndërhyrësve është ngritur padi penale dhe hetimi ka filluar.

As gurrët, as sharjet, as shpifjet, as ofendimet, por as vjedhjet e juaja nuk e ndalin dot vullnetin e popullit të rreshtohet pas numrit 3 më 11 dhjetor, të rreshtohet në përkrahje të Ali Ahmetit dhe BDIsë sepse vetëm ajo është rruga e drejtë.”, shkroi Artan Grubi në llogarinë e tij në Facebook.