Ku i shkon mendja shqiptarit për të fshehur drogën!!! (VIDEO)

Një trafikant kanabisi kishte zgjedhur një vend mjaft të fshehtë për të vendosur lëndën narkotike pa u pikasur nga policia. E megjithë idenë e tij “brilante” ai nuk i ka shpëtuar dot prangave.

Policia Kufitare në Kapshticë gjatë kontrollit të ushtruar në makinën Volksëagën me targë AA 904 PB, në pjesën e sarbatorit, aty ku hidhet karburanti, ka zbuluar 34 shishe të vogla gjysmë litroshe të cilat ishin të mbushura me kanabis. Lënda narkotike ishte në formë boçeje dhe peshon rreh 10 kilogramë. Shërbimet e Policisë Kufitare përdorë kamerën fibroskop

Në këto kushte, policia vuri në pranga Dorjan Braho, 38 vjeç, banues në Yzberisht –Tiranë.

Ai do të hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve, mbetur në tentativë” /Gazeta Express/