Kujdes beni ne keto rruge

Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet në kushte dimërore nëpër rrugë të lagështa, me mbetje të borës. Për shkak të temperaturave të ulëta vende-vende është e mundur dukuria e ngricave.

Ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda ngarkuese është vendosur në vendkalimet malore Strazhë, Pletvar, Gjavatë dhe Presekë, si dhe në aksin rrugor Mavrovë – Dibër.

Reshje të borës me intensitet të dobët ka në tërë Maqedoninë. LAMM rekomandon vozitje jashtëzakonisht të kujdesshme, shpejtësi të adaptuar të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Në gryka malore është e mundshme dukuria e paraqitjes së shembjeve, posaçërisht në drejtimet rrugore: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, D. Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Dmeir Hisar dhe Resnjë – Bukovë.

Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.