Kujdes çfarë postoni

Përderisa ne jetojmë jetën tonë më shumë në Facebook, Snapchat dhe Instagram, jeta juaj është pasqyruar rregullisht në llogaritë tuaja. Pra, çfarë duhet të bëni kur merr fund lidhja?

Së pari, është çështja e “statusit të marrëdhënies”, ku do i jepni njoftimin miqve tuaj se jeni një beqar/ë i ri.

Më pas vjen çështja e fotove, bisedave dhe heqja e miqve dhe familjarëve të tij. Në fakt është e vështirë të dish se çfarë të bësh kur ndihesh keq, kështu që ja disa këshilla se çfarë duhet të bësh në rrjetet sociale pas një ndarjeje.

Statusi i marrëdhënies
Nëse jeni nga ata që keni dashur ta bëni publik marrëdhenin tuaj, do të ndiheni keq kur ta ktheni statusin në beqar. Mos e ndryshoni një orë pasi jeni ndarë, pasi do të ndiheni më të stresuar. Prisni të qetësoheni dhe para se të bëni këtë veprim, Facebook ju jep edhe mundësinë e ‘fshehjes’ së statusit. Kështu që askush nga miqtë nuk do e vërë re.

Ta heqësh nga miqtë?
Ekspertët sugjerojnë që të mos e hiqni nga miqtë, por mund ti bëni “fsheh”, dhe kështu nuk do tu dalë asnjë postimi i tij apo i saj në newsfeed. Gjithashtu dhe në Twitter mund ti bëni ‘mute’ personave pa e marë vesh ata.

Kujdes me çfarë postoni
Teksa rrjetet sociale të japin mundësinë të shprehesh dhe të shkruash çfarë dëshiron, nuk do të ishte e denjë që vetëm pak kohë pas ndarjes të shkruani: “Nuk jam ndjerë kurrë më mirë”. Gjithashtu shmangni postimin e thënieve filozofike ku mund të gjeni veten.