Kujdes me biletat e rezervuara në internet

Ekspertët paralajmërojnë se hakerët mund të deshifrojnë kodet e biletave të prenotuara me internet. Çfarë mund të ndodhë me biletat?

Tek sistemet e prenotimit të biletës se avionit përmes internetit duket se ka zbraztësira të mëdha në sistemet e sigurisë. Hakerët mund të deshifrojnë kodet e biletave dhe t’ua marrin biletat klientëve. Bilatat e prenotuara me internet, të cilat nuk janë të siguruara me ndonjë fjalëkalim shtesë, mund të deshifrohen shumë lehtë nga hakerët dhe biletat e paguara të kalohen në ndonjë emër tjetër, që do të thotë se me këtë biletë mund të udhëtojë një person tjetër, shkruajnë gazeta “Süddeutsche Zeitung”, WDR dhe NDR, duke iu referuar ekspertëve të sigurisë për IT.

Hakerët duhet të gjejnë vetëm numrin gjashtëshifror të prenotimit, i cili nuk është siguruar me masa të tjera shtesë. Kështu është e mundur që hakeri të kalojë mbi vete një biletë të paguar nga ndonjë udhëtar, apo ta kalojë në emrin e dikukjt tjetër dhe të udhëtojë për shembull një ditë më përpara. Pasi që në “Hapsirën Shengen” të fluturimeve ku bëjnë pjesë 26 shtete evtopiane, nuk kërkohet ndonjë dokument identifikimi me rastin e fluturimeve, kjo nuk mund të vërehet dhe të evitohet menjëherë.

Shoqata federale e ekonomisë së fluturimeve, në të cilën bëjnë pjesë edhe Lufthansa dhe Air Berlin, i ka kumtuar mediave se sistemet IT të sipërmarrjeve “po përpiqen tërë kohën të mbyllin këto zbraztësira në siguri”. Raportet bazohet tek informacionet e sipërmarrjeve në Security Research Labs. Kjo e ka zbuluar problemin në Amadeus-System, i cili përdoret prej shumë shoqatave për fluturime. Këtë sistem sipas të dhënave të shoqatave, sistemin Amadeus e kanë shfrytëzuar vitin e kaluar 747,3 milionë pasagjerë.