Kujdes rrugeve ne Kosove. Rreshqitje dheu

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se si rezultat i të reshurave të shiut, në disa rrugë nacionale dhe rajonale ka pasur rrëshqitje dheu dhe të gurëve

“Menaxherët rajonalë, ekipet e MI-së dhe kompanitë e kontraktuara nga MI po punojnë në pastrimin e rrugëve, për të larguar të gjitha pengesat”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.

Ministra e Infrastrukturës i ka këshilluar të gjithë qytetarët që të kenë kujdes gjatë vozitjes, dhe t’i respektojnë rregullat e komunikacionit.