Kujdes! Sot mjegull dhe ftohte

Moti në Maqedoni në mëngjes është me vranësira të ndryshueshme me mjegull në shumë lugina ku dukshmëria horizontale është kufizuar prej 200 deri në 500 metra. Në vendet më të larta fryn erë e dobët jugore.

Më ftohtë është në Berovë -10 gradë, pastaj vijojnë -8 gradë Tetovë, -7 në Shkup Petrovec, -6 në Strumicë, -5 Kumanovë, -4 Shkup-zajçev Rid, Shti-p, Kriva Pallankë, -3 Topolçan, Pozharan, -2 Pretor, Lazaropole, Vinicë, Prilep, Demir Kapi dhe Manastir, -1 Gjurishte, 0 në Dibër, Ohër, Gjevgjeli, Krushevë, 1 në Mavrovë, 2 në Dojran. Shtresa e borës në Mavrovë arrin 58 centimetra, 38 në Gjurishte, 37 në Pozharan, 25 në Krushevë…

Sipas parashikimit të Drejtorisë për punë hidormeteorologjike (DPHM), gjatë ditës moti do të jetë i vranët me periudha të gjata të diellit. Paradite nëpër disa lugina moti do të jetë me mjegull dhe me vranësira të ulëta. Pasdite në pjesët perëndimore do të ketë kushte për shi lokal të dobët. Do të fryejë erë e dobët jugore. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 4 deri në 11 gradë Celsius.

Në Shkup mot me vranësira mesatare me mjegull të dobët. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 6 gradë Celsius.

Në ditët në vijim moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme. Nesër vetëm në pjesët e skajshme perëndimore do të ketë shi të dobët lokal. Të shtunën dhe të dielën në shumë vende do të ketë shi të përkohshëm me intensitet të dobët, ndërsa në pjesët perëndimore intensitet mesatar. Në vendet më të larta malore reshjet do të jenë të borës. Temperatura do të ketë tendencë të rritjes, që do të shkaktojë shkrirje të mëtutjeshme të borës. Valë e re e reshjeve pritet të hënën nga fundi i ditës.