Kulla e Ajfelit do të mbrohet me një mur xhami

Kulla e Ajfelit në Paris së shpejti do të rrethohet me një mur xhami të lartë dhe të padepërtueshëm, si mbrojtje kundër sulmeve terroriste, transmeton Klan Kosova.

Gjatë Kampionatit Evropian në Futboll të vitit të kaluar kjo kullë dhe oborri i saj u rrethuan me një gardh mbrojtës, ku kompania e cila menaxhon kompleksin vendosi që ta mbajë në kohë të papërcaktuar.

Projekti nëse miratohet pritet të kushtojë rreth 20 milionë dollarë.

Kryeqyteti francez ka qenë në gatishmëri të lartë që nga sulmet terroriste në nëntor të vitit 2015 që lanë 130 persona të vdekur.

Kulla e Ajfelit do të mbrohet me një mur xhami