Kulla Eifel shuan dritat në solidaritet me vuajtjen në Alepo

Qyteti i Parisit po tregon solidaritet me ata që përballen me vdekjen në qytetin sirian të Alepos, duke shuar dritat e Kullës Eifel të mërkurën në orën 20.00. kryebashkiakja e qytetit Anne Hidalgo, njoftoi se dritat do të fiken si një simbol i mbështetjes ndaj qytetarëve të Alepos.

Pas një armëpushimi të njoftuar të martën nga Rusia, banorët po përgatiteshin të evakuoheshin, por rinisja e papritur e luftimeve dhe bombardimit i ka lënë ata të bllokuar pa ushqim, ujë të rrjedhshëm e pa elektricitet. Rezidentët kanë dërguar mesazhe të dëshpëruara në internet, duke iu lutur botës që t’i shpëtojë.