Kulmi i shkollës “Liria” rinovohet në pranverë

Ministria e Arsimit nuk do të ndërmerr asgjë deri në muajin mars, për të përmirësuar gjendjen në shkollën fillore Liria në Tetovë. Kulmi i objektit të kësaj shkolle është i shkatërruar kurse instalimin i vjetër i sistemit të energjisë elektrike rrezikon nxënësit dhe të punësuarit. Përfaqësuesit e ministrisë së Arsimit disa ditë më parë inspektuan gjendjen në këtë shkollë por edhe pse konstatuan se kati i dytë i objektit nuk është i sigurt për nxënësit, ky institucion ka sjell vendim që të mos intervenojë të paktën edhe katër muaj.

Për vendimin e tyre ministria e Arsimin ende nuk ka njoftuar drejtuesit e shkollës “Liria” që apelojnë për zgjidhje sa më të shpejtë të problemit.

“Përfaqësuesit e këshillit të Prindërve ndjehen të zhgënjyer nga neglizhenca e ministrisë së Arsimit dhe mos gatishmëria për të intervenuar me kohë në një object shkollor që rrezikon shumë nxënës”, deklaroi Shpresa Iseni, Drejtoreshë e Sh.F. Liria.

“Ajo që na shqetëson neve është se përkrah premtimit që na u dha se do bëhet vlerësimi i qëndrueshmërisë së ndërtesës ai vlerësim ende nuk është bërë. Ekipi nga Ministria nuk erdhi të bëj vlerësimet. Nëse një vlerësim i tillë nuk bëhet nga ana e Ministrisë, ne prindërit do ta marrim një nismë të tillë që të angazhojmë një organ kompetent që është i akredituar të bëj një vlerësim të tillë dhe të del me një certifikatë nëse kjo ndërtesë duron apo jo rikonstruim siç është paraparë në projektin që premtoi Ministria”, nënvizoi Lejla Nebiu nga Këshilli i prindërve.

Ministri i Arsimit, Pishtar Luftiu, tre muaj më parë u zotua se intervenimi do të jetë I shpejti, por edhe këto premtime rezultuan boshe. Vendimin e tyre për të filluar punimet në muajin mars, nga ministria e Arsimit e arsyetojnë me kushtet klimatike. Ndërkohë, për shkak të problemeve me kulmin, mbi 1000 nxënës shqiptarë të shkollës “Liria” që njihet për cilësinë e arsimit në Pollog, mësojnë në tre turne./alsatm