“Kumanova”, Krasniqi: Qëllimi jonë ishte paqësor, jo luftarak

Andi Krasniqi, i njohur si komandat Malisheva gjatë dëshmisë në seancës gjyqësore për Lagjen Trimave mohoi se qëllimi i grupit të ketë qenë nxitja e ndonjë konflikti të armatosur, por se veprimet paqësore lidhur moszbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, për të cilën siç tha politikanët shqiptar vazhdimisht janë ankuar në Kosovë dhe Shqipëri duke përmendur me këtë rast Ejup Alimin, Ali Ahmetin por edhe Sadulla Durakun. Këtë, sipas Malisheshevës, kanë qenë të informuar se grupi do të vijë në Maqedoni. Gjatë kësaj seance, Krasniqi tha  ky rast është një proces i montuar politik, dhe se, akuzat për terrorizëm, duhet t’i drejtohen Qeverisë, në të cilën bën pjesë edhe Ali Ahmeti. Sipas tij, ditën e parë të luftimeve, nga  ora 9 deri në ora 10, Mirsad Ndrecaj ka biseduar me liderin e BDI-së Ali Ahmetin duke i ka kërkuar ndërprerjen e sulmeve të policisë. Malisheva gjithashtu foli edhe për lidhjet e një pjesë të grupit me agjentë të policisë sekrete. Ai tha se ekziston edhe një video incizim mes Mirsad Ndrecajt dhe dy  agjentëve të policisë dhe se për këtë është njoftuar nga Mirsad Ndrecaj por se ai vet nuk e ka parë një material të tillë. Avokati Naser Raufi tha se qëllimi i grupit nuk ka qenë nxitja e konfliteti apo veprimtaritë terroriste siç qëndron në aktakuzë, por bërja e presionit për implementimin   e marrëveshjes së Ohrit.

Prej deklaratës së këtij të akuzuari, që motive pse kanë ardhur në territorin e Republikës së Maqedonisë është mos implementimi i Marrëveshjes së Ohrit, ky i akuzuar tregon për padrejtësitë që iu janë bërë shqiptarëve sepse ka pasur shumë takime me lloj – lloj funksionarë të partive politike, dhe me persona tjerë nëpër ministri dhe Prokurori. Përmendi disa emra, të cilat I dëgjuat edhe ju si gazetarë meqë seance është publike dhe praktikisht me vetë përmendjen e këtyre emrave , e kemi këtë parakushtin e plotësuar d.m.th të drejtën që këto janë të përmendur edhe t’i propozojmë për dëshmitarë në procedurën që po vijon – tha avokati Naser Raufi.

Andi Krasniqi tha se nuk i njeh të akuzuarit e logjistikës ndërsa shumicën e të akuzuarve të tjerë i ka njohur gjatë procesit gjyqësor.  Gjatë seancës së sotme, pjesëtar të sigurimit në disa raste kanë provokuar  familjarët e të akuzuarve. Seanca e ardhshme do të zhvillohet me 27 shkurt me dëshminë e të akuzuarit Dem Shehu./alsatm