‘Kumanova’, përfundojnë seancat e mbyllura, fjala i mbetet palës mbrojtëse

Përfundojnë senacat me dyer të mbyllura të rastit të Kumanovës. Njësitë speciale policore sot masovikisht kanë qenë rreth gjykatës në Shkup. Bllokime rrugësh ka patur edhe në disa rrugë tjera në qendër të Shkupit.

Në seancat e ardhshme me plotësimin e aktakuzës ku fjalën kryesore do ta ketë mbrojtja, seancat do të jenë të hapura. Mbrojtja do të prezantojë dëshmitë, kurse si dëshmitarë nuk përjashtohet që të thirren edhe politikanë dhe ish-zyrtarë të organeve të sigurisë.

Në rastin e Kumanovës akuzohen 37 persona