“Kumanova”, Sokoli: Policët u vranë nga kolegët e tyre

loading...

Sami Ukshini, i njohur si komandant Sokoli, sot para trupit gjykues ka deklaruar se organizator i ngjarjeve në “Lagjen e Trimave” ka qenë Mirsad Ndreçaj dhe Beg Rizaj, duke shtuar se nëse ai do të ishte organizatori ose nuk do të ndodhte kjo që ndodhi ose pasojat do të ishin edhe më të mëdha. Ukshini tha se Ndreçaj dhe Rizaj e kanë mobilizuar grupin në Lagjen e Trimave në 9 maj ndërsa rreth orës 5 të mëngjesit ato janë sulmuar nga policia. Pas dorëzimit të tyre rreth orës 9.30 me ndërmjetësim të OSBE-së Ukshini thotë se janë keqtrajtuar nga policia. Gjatë dëshmisë së tij Ukshini tha se policët janë vrarë nga vetë kolegët e tyre gjatë sulmit të rëndë dhe jo të kontrolluar. Ai gjithashtu është shprehur  se nuk ndjehet fajtor për viktimat dhe se nuk e pranon aktakuzën si grup terrorist.

loading...