Kumanovarët kanë një kandidatë të hekurt për deputet, I cili njihet me virtyte të larta kombtare, morale dhe fetare


Në kuadër të këtyre Zgjedhjeve të parakohshme Parlamentare në Dhjetor të 2016, Kumanovarët kanë një kandidatë të hekurt për deputet, I cili njihet me virtyte të larta kombtare, morale dhe fetare, I cili vjen nga Lagja e Trimave të Kumanovës, bëhet fjal për z. Halil Kurtishi.

Për gjatë karierës së tijë politike si Kryetar Dege i PDSH-së në Degën e Kumanovës, ai e dëshmoi vetën çdo herë kur në pyetje është çështja kombtare.

Ai për herë të parë u kandidua si bartës liste për Këshillin e Komunës së Kumanovës në zgjedhjet Lokale të vitit 2009. Ai ishte i vetmi Këshilltar nga rradhët e Partisë Demokratike Shqiptare.

Fillimisht ai ishte anëtar i dy komisioneve, si anëtarë i Komisionit për Urbanizëm dhe Komisionit për Çështje Komunale pranë Këshillit Komunal të Kumanovës.

Duke vërejtur tendencat dhe politikat diskriminuese ndaj qytetarëve Shqiptarë të Kumanovës, të bëra nga Kryetari i Komunës së Kumanovës në atë kohë, Halil Kurtishi nuk mundi të qëndron i heshtur dhe puthadorë siç bënë këshilltarët tjerë Shqipëtarë në atë kohë dhe sot e kësaj ditë, ai dha dorëheqje nga te dy komisionet me qendrim : “Duke mos dashur që të jem pjesë e kësaj ndarjeje që detyrimisht dëmton interesat e banorëve shqiptar të Komunës së Kumanovës, me qëllim që të dëgjohet edhe zëri i elektoratit shqiptar, si hap i radhës është dorëheqja në fjalë duke paralajmëruar edhe një here se kjo politikë diskriminuese gjithnjë e më shumë po çon qytetarët shqiptar drejt kërkesës për të krijuar një Komunë të re brenda Kumanovës”.

Ai nuk heshti asnjë moment kur në fjalë ishte çështja që i tangon shqipëtarët e Kumanovës, në ditët në vijim do ti paraqesim qëndrimet e tija rreth kësaj çështje.

Andaj, qyetarë të Kumanoës, tani është momenti që ti jepet shansi z. Halil Kurtishit të bëhet edhe Deputet nga kjo zonë me plot vlera kombëtare, nga një vend që i dha shumë kombit Shqipëtarë, I cili padyshim që do të dridhë edhe Kuvendin e RM-së ashtu siç dridhi më parë Komunën e Kumanovës.

Me një angazhim Maksimal, fitorja është e pashmangshme.