Kumanovë, në mes të qytetit rrugë mesjetare

Megjithëse e vështirë për ta besuar por këto pamje vijnë nga një lagje në zemër të Kumanovës. “Rruga Veselin Vujevski” më shumë i ngjan një are të lëvruar se sa një rruge në një mjedis urban. Banorët shprehen të revoltuar pasi çdo ditë duhet ta përshkojnë këtë rrugë të zhytur plotësisht në baltë. Ata thonë se rruga është në këtë gjendje që kur filluan punimet për rregullimin e kanalizimit megjithatë prej kohësh punimet kanë ngecur.

 Po si nuk po e kemi të vështirë të kalojmë, jo vetëm në këtë rrugë por në të gjitha rrugët e qytetit, me gropa, me baltë, mirëpo nuk kemi kah të shkojmë tjera kah përsëri duhet të kalojmë këndej, qysh para zgjedhjeve kanë filluar punimet. Çfarë të apelojmë te njerëzit e thjeshtë askush nuk merr masa nuk i dëgjon, ne kemi këshilltarë ata po rrahin gjoks por ama nuk dalin të shohin gjendjen në teren – ankohet një banor i qytetit.

 Po po kemi vështirësi, kanë hapur punimet këtu me kanalizimet gati 2 muaj ka që kanë filluar punimet, tash edhe koha dimër po ka baltë gjithandej, kështu si është po kalojmë disi – ankohet një tjetër.

Situatë e ngjashme në qytetin e Kumanovës mund të vërehet edhe në shumë lagje të tjera ndërkohë që autoritet refuzojnë të përgjigjen për arsyen e ngecjes së punimeve./alsatm