Kur Ambasadori Karlov shoqëronte Putinin në Stamboll në tetor (FOTO)

Ambasadori i vrarë rus, Andrei Karlov, konsiderohej si politikan që përpiqej të përmirësonte marrëdhëniet e tensionuara në mes të Turqisë dhe Rusisë, pas rrëzimit të një avioni rus nga autoritetet turke.

 Ambasadori Karlov, në një fotografi të publikuar shihet se si kishte shoqëruar presidentit Vladimir Putin gjatë vizitës së tij në Stamboll në tetor të këtij viti.

Zyra e Putinit ka thënë se presidenti është informuar për vrasjen e ambasadorit Karlov dhe se është duke punuar me ministrinë e jashtme dhe shefat e inteligjencës për këtë çështje/Express/