“Kur BESA shtrembëron fjalën e Ganiut dhe shpif në mënyrën më të ulët!”

Pas tubimit të BDI-së, dje në Çair, disa buletinë partiak që lidhen me Lëvizjen BESA, konkretisht ueb faqe të saj, kanë tentuar të gjejnë “qime në ve” në fjalimin e kandidatit të BDI-së për Çairin, Visar Ganiu edhe atë në mënyrën më të ulët.

“Ata i kanë dhënë kahe tjetër një fjalimi të tij, kur Ganiu thotë se citojmë: “Çairit nuk i duhen filozof të parealizuar për kryetar të komunës”, e jo siç e kanë paraqitur këta buletinë partiak, “dorë e zgjatur e BESËS, se kinse Ganiu ofenduaka kundërkandidatin e tij, Zeqirja Ibrahimi”.

Më këtë fjalim të Ganiut le të nënkuptohet se gjithkush mund të këmbejë fjalë dhe retorikë në bazë të aspektit profesional apo si rival politik tani në vlugun e fushatës, “por assesi për të dhënë kualifikime mbi mangësitë natyrore që mund të ketë secili prej nesh.”, thuan nga BDI.