Kur dashuron një grua të thellë

Jo çdo mashkull është i fortë mjaftueshëm sa për të përballuar një grua “të thellë”. Për këto arsye.

Sa më i thellë të jetë personaliteti i një vajze, aq më e vështirë do të jetë për të të gjejë lidhjen e përshtatshme. Mund të dalë në disa takime, por, në një pikë, marrëdhënia do të ndalet… dhe kjo, kryesisht për shkak të intensitetit të thellësisë së saj.

Jo çdo mashkull është i fortë mjaftueshëm sa për të përballuar një grua “të thellë”. Për këto arsye:

– Një grua e thellë bën pyetje të thella. Ajo nuk kënaqet me një bisedë sipërfaqësore dhe mund t’ju bëjë edhe pyetje “të sikletshme”.

– Një grua e thellë është e ndershme. Ajo e trajton shumë seriozisht integritetin e saj.

– Një grua e thellë dëshiron një raport të thellë. Ajo dëshiron të flasë për histori tuajat, të shkuarën, të kuptojë lëndimet dhe t’i shtojë vlera jetës tuaj.

– Një grua e thellë nuk frikësohet nga intimiteti. Ajo nuk ka frikë të jetë plotësisht vulnerabël kur e dëshiron këtë gjë.

– Një grua e thellë ju sheh tej e tej, duke ju bërë të ndiheni rehat dhe duke ju kuptuar.

– Një grua e thellë kërkon përmbajtje. Konsistenca është themeli i një lidhjeje.

– Ajo është intense në gjithçka dhe kjo mund të rezultojë intimiduese për disa meshkuj.

– Vetëm një grua e thellë mundet të dashurojë thellësisht.

– Një grua e thellë nuk do t’ju presë nëse ju sheh hezitues apo të pavendosur lidhur me të. Ajo nuk ka frikë të qëndrojë vetëm nëse ajo dashuri nuk është e duhura për të.