Kur Naim Tërnava botonte librat e “terroristit” Fetullah Gulen (Dokument)

Ndonëse tash e quan terrorist, dikur Naim Tërnava i botonte libra dhe thurte lavde për Fetullah Gylenin

Kreu i Bashkësisë Islamë të Kosovës, Naim Tërnava kishte thënë organizata e tij nuk ka bashkëpunuar me Fetullah Gulen, të cilin e quan edhe terrorist.

Megjithatë, Tërnava dikur nuk mendonte kështu. Librin e Fetullah Gulenit të titulluar “Rrugët e Udhëzimit në Ide dhe Jetë”, e kishte botuar Naim Tërnava.

Gjithashtu, Tërnava që ka thënë se Gulen është terrorist, koment ky i dhënë në një samit të klerikëve myslimanë nga 35 shtete të botës, pjesë e së cilit ishte edhe presidenti turk Erdogan, në librin e Gulenit thuri vargje të bukura drejtë tij.

Gazeta Express i ndanë ca vargje nga parathënia e Naim Tërnavës në librin e Fetullah Gulenit.

“Shtëpia botuese Dituria Islame në vazhdën e botimeve të saj, për ju do vë në dispozicion ‘Rrugët e udhëzimit në ide dhe jetë’ e dijetarit të njohur turk me përmasa ndërkombëtare, Fetullah Gulen”, shkruan në fillim të parathënies Tërnava.

Ndër tjerash, Tërnava tregon se idetë dhe mësimet e Gulenit kanë depërtuar dhe janë përqafuar nga katër anët e botës.

“Po ashtu është evident dhe tashmë i njohur e i dëshmuar kontributi i Fetullah Gulenit në shtytjen që i ka dhënë kulturës së dialogut në mes te feve….”, ka shkruar Naim Tërnava. /GazetaExpress/