Kur ndryshon ora? Pse 2016 është viti special për ndryshimin historik

Dimri është vetëm pak muaj larg dhe netët e ftohta nuk janë të vetmit tregues të ardhjes së tij, edhe ndryshimi i orës që sjell 60 minuta më pak diell në mbrëmje e vërteton.
Ora shkon mbrapa në fundin e tetorit, duke i dhënë lamtumirën kohës verore deri në mars.
Ky vit është special për ndryshimin e orës, sepse shënohen 100 vite që kur ka filluar të zbatohet kjo praktikë.
Momenti ekzakt kur ora do të ndryshojë ështe data 30 tetor në 2 të mëngjesit.
Edhe pse ekuinokset dhe ndryshimi i orës ndodhin thujase në të njëjtën periudhë të vitit ato nuk janë të lidhura me njëra-tjetrën.
Datat e ekuinoksve përcaktohen nga pozicioni i hënës, diellit dhe tokës, ndërsa data e ndryshimit të orës është përcaktuar nga qeveria.