Kur partneri nuk ka dëshirë të bëj seks, ja cila është zgjidhja

Rënia e dëshirës seksuale tek një mashkull mund të varet nga një ekspozim i pakët ndaj rrezeve të diellit, krahas një sërë faktorësh të tjerë. Kështu që për të rritur performancën në shtrat, mjafton që mashkulli të ekspozohet më shumë ndaj rrezeve të diellit, pasi në këtë mënyrë rritet niveli i testosteronit, duke shtuar edhe kënaqësinë në shtrat.

Është kjo ajo që është zbuluar nga një studim italian i prezantuar gjatë konferencës së European College of Neuropsychopharmacology në Vjenë. Rënia e dëshirës seksuale prek në masë meshkujt mbi 40 vjeç. Studiuesit kishin zbuluar më herët se interesi seksual ndryshonte sipas stinëve, por një ekip studiuesish të Universitetit të Siena, analizoi reagimet seksuale dhe fiziologjike të meshkujve ndaj dritës së diellit.

U zbulua se ekspozimi i rregullt në diell gjatë ditës çon në një shtim të nivelit të testosteronit dhe për rrjedhojë edhe një përmirësim në jetën seksuale. Andrea Fagiolini drejtues i studimit thotë se, “Kemi zbuluar ndikim të ndjeshëm tek ata persona që u ekspozuan në mënyrë aktive ndaj dritës së diellit në raport me personat e tjerë. Para trajtimit me rrezet e diellit pjesëmarrësit shprehnin një nivel kënaqësi në shtrat 2 nga 10, ndërsa pas trajtimit niveli i kënaqësisë shkoi në 6.3”