Kur pensionistët shtrijnë hajdutin në tokë

Tre pensionistë janë përgëzuar nga policia pasi kapën një person të kërkuar kur zbuluan se ai po përpiqej të vidhte bizhuteri nga shtëpia e një gruaje që kishte vdekur.

Peter Mueller,70 vjeç,nga Gjermania po vizitonte banesën e vjehrrës në Derby të Anglisë kur mbeti i shokuar dhe pa një hajdutin në korridor sëbashku me çantën ku kishte fshehur stolitë.

Video tregon se si Mueller me ndihmën e miqve të tij Adly dhe Sheila Gorrafa, përkatësisht 81 dhe 78 vjeç, shtrin në tokë kriminielin, derisa fqinjët e tjerë thirrën policinë.

Hajduti, i identifikuar si Stephen Ward, ishte dënuar me burg për 27 muaj por ishte në kërkim nga policia për 18 muaj.

Treshja e pensionistëve është cilësuar nga miqtë e tyre si “tre muskutierët”.

3904515100000578-3818086-image-a-11_1475403889726