Kur Vebi Bexheti ishte në burg për flamurin kombëtar (FOTO)

Profesori universitar Vebi Bexheti ka rikujtuar ditët e vështira të tij në burg gjatë vitit 1998. Ai në atë kohë u burgos për ngritjen e flamurit në komunën e Tetovës bashkë me kryetarin e atëhershëm Alajdin Demirin.

Në qelinë e burgut të Tetovës në vitin 1998, i dënuar si kryetar i Këshillit të Tetovës për vendimin e ngritjes së Flamurit kombëtar para objektit të Komunës” ka shkruar Bexheti

Ndryshe me 9 korrik të vitit 1997,në Gostivar ndodhi ngarja më e përgjakshme ku shqiptarët  para   godinës komunale u mblodhën për të protestuar në mënyrë paqësore kundër heqjes së flamurit shqiptar, sfidë kjo e cila u shoqërua me ushtrimin e dhunës, forcës dhe shtypjes të shtetit të Maqedonisë ndaj popullatës shqiptare.

Më 27 Janar të vitit 1997 u ngrit flamurin kombëtar shqiptar, para godinës së komunës së Gostivarit. Por, vendimi për përdorimin e flamurit shkaktoi reagimin e menjëhershëm të Qeverisë së Maqedonisë.

U aktivizua edhe Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë, e cila më 21 maj, 1997, u deklarua se me këtë akt “kërcënohej sovraniteti i shtetit dhe kërkoi heqjen e flamurit kombëtar shqiptar. Më 8 korrik të vitit 1997, në orët e vona të natës, Kuvendi i Maqedonisë miratoi ligjin, përmes të cilit u lejua zyrtarisht përdorimi i kufizuar i flamujve të nacionaliteteve, pra edhe i Flamurit të shqiptarëve, por vetëm për përdorim në dimensionin privat dhe kulturor. Ky vendim i kuvendit republikan, pa respektuar afat e fuqizimit u materializua pak orë pas aprovimit të së njëjtit. Manifestimi i protestës nisi si pasojë e heqjes në orën 1 e 30 të mëngjesit, të datës 9 korrik, të flamurit kombëtar shqiptar nga forcat speciale të policisë maqedonase.

Dy orë pas heqjes së flamurit, forcat e policisë arrestuan rreth 30 veprimtarë politikë shqiptarë, përfshi këtu edhe kryetarin e atëhershëm i komunës së Gostivarit, Rufi Osmani gjithashtu u dënuan me burg dhe vuajtën dënimin edhe Kryetari i komunës Alajdin Demiri-Kryetar i Komunës së Tetovës, Vebi Bexheti Kryesues i Këshillit Komunal te Tetovës dhe Refik Dauti Kryesues i Këshillit Komunal të Gostivarit. Pasojat e ngjarjeve të përgjakshme të 9 Korrikut ishin tragjike dhe të përgjakshme, u vranë tre shqiptarë, u plagosën me qindra të tjerë, u keqtrajtua pa mëshirë çdo qytetarë jo maqedonas që gjendej duke lëvizur nëpër rrugë. Ngjarjet e përgjakshme të 9 korrikut, u shoqëruan edhe me pasoja afatgjate.

Nga rrahja dhe keqtrajtimet ç’njerëzore të policisë, brenda kësaj kohe, jetë ndërruan edhe shumë qytetarë të tjerë shqiptarë./TetovaSot/