Kurani dhe Bibla analizohen për të parë se cili predikon më shumë dhunën, ja rezultati

Inxhinieri softuerik Tom Anderson ka kryer nje analizë teknologjike mbi përmbajtjet e librave të shenjtë islamik e të krishterë për ta parë se cili ka përmbajtje më të dhunshme.AKP mobile Anderson ka thënë se kjo analizë është bërë nga shtysa prej debatit të pashuar publik prej shumë kohësh nëse terrorizmi po frymëzohet nga mësimet fundamentale islamike.Ky krahasim është bërë nga një makineri softuerike ‘Odin Text’, në të cilën janë skanuar faqet e versioneve e reja ndërkombëtare të Testamentit të Ri dhe Te Vjetër të Biblës si dhe versioni në gjuhën angleze i Kuranit të vitit 19567, transmeton ORAinfo.Kjo makineri ka ndarë fjalët në tetë emocione – gëzimi, pritja, nervoza, irritomi, mërzia, befasimi, frika/ankthi dhe besimi, dhe nga numri total i këtyre fjalëve është rezultuar se Bibla ka më shumë fjalë që lidhen me nervozën dhe shumë më pak fjalë rreth besimit se sa në Kuran.Analiza të mëtejme kanë zbuluar se Testamenti i Vjetër është predikon më shumë dhunë se sa I Riu, dhe dyfish më shumë se sa në Kuran, përcjell ORAinfo.Por sipas Tom Anderson kjo analizë nuk ka aspak tendencë për të vulosur rezultatin e nxjerrë nga makineria e tij, dhe se është i vetëdijshëm se analiza e bërë nga ai nuk priret të bëjë ndarje fetare mes komuniteteve të caktuara.“Dua të ritheksoj se analizat e mija janë sipërfaqësore dhe asnjëherë nuk tentojnë të jenë përfundime të spikatura shkencore dhe vendimtare”, ka thënë ai. /ORAinfo/