“Kurrë Serbia nuk ka qenë më e fortë në Kosovë që nga 1999 se në këtë qeverisje”

Analisti politik, Dardan Gashi ka folur për ish-ministrin nga radhët e Listës Serbe, Ljubomir Mariq duke thënë se çdo ministër tjetër do të duhej të shkarkohej nëse do të vepronte si ai.

“Ajo që filloi duket si një fitore e parë, e kryeministrit Mustafa, shkarkimi i ministri Mariq dhe kjo duket të jetë ajo fluska e Edita Tahirit.

“Vuçiq i bëri bashkë gjithë serbët e Kosovës ku dhe ju caktoi detyra”.

“Mariq është dashur të shkarkohet për ato që ka bërë ashtu sikurse çdo ministër tjetër, po që se do të vepronte njëjtë si ai”.

Gashi gjatë një interviste në emisionin Zona B në Klan Kosova ka thënë se Serbia në këtë qeverisje është më e fortë se kurrë.

“Kurrë Serbia nuk ka qenë më e fortë në Kosovë që nga 1999 se në këtë qeverisje. Për murin në veri të Mitrovicës, po që se e jep kryeministri atëherë Ministria e Mjedisiti e rrënon atë”.