Kursyen për 10 vite, i dhurojnë nënës BMW 3 që kishte ëndërruar

“Kjo nënë do të duhej të ishte krenarë me këta djem të mirë”.

Vëllezërit Knust nga Sidnei i Australisë kishin kursyer për 10 vite rresht për të bërë realitet ëndrrën e nënës së tyre. Ata i dhuruan si shenjë falenderimi për të gjitha sakrificat çka ajo ka bërë për ta, veturën të cilën gjithmonë e kishte ëndërruar. Kjo dhuratë kaq e çmuar për të ishte me rastin e festës së Krishtlindjeve.

Daniel dhe Jason e fshehën veturën, tip BMW 3 në garazhdin e shtëpisë. Reagimi i nënës teksa pa veturën ishte i jashtëzakonshëm. Ata menjëherë e kanë postuar videon në Instagram.
Kjo video bëri bujë, mori mbi 6134 shikime në rrjetin social. Ndjekësit e kanë vlersuar veprimin e djemëve dhe kanë reaguar me komente pozitive.