Kurti: Filarmonia e Vjenës ka trefish më shumë buxhet se sa Komuna e Prishtinës

 

Kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër të Kosovës Albin Kurti, bashkë me struktura udhëheqëse të kësaj partie vizituan QKMF-në në ‘lagjen e Muhaxherëve’.

I pyetur për mungesën e barnave në Qendrat e Mjekësisë Familjare, Kurti tha se problemqëndron në buxhetin e vogël që Komuna e Prishtinës ka.

Ai madje tha se Filarmonia e Vjenës ka trefish më shumë buxhet se sa Komuna e Prishtinës.

Në fjalën e tij, Kurti përveç fjalëve të mira që pati për punën që është bërë në këtë Qendër të Mjekësisë Familjare, premtoi se do të përkushtohen që të rregullojnë sistemin shëndetësor.