Kurti: Qeverisja jonë me tri reforma do të arrin te shteti zhvillimor

Vetëvendosja pretendon që me qeverisjen e tyre vetëm me tri reforma të arrijnë deri tek shteti zhvillimor. Sipas tyre, reforma e parë është shpërbërja e Agjencisë së Privatizimit dhe themelimi i Fondit Sovran, e dyta themelimi i Agjencionit Zhvillimor të Republikës së Kosovës dhe e treta, themelimi i Bankës Zhvillimore të Republikës së Kosovës.

Vetëvendosje prezantoi sot një nga një emrat e kadndiatëve për deputetë nga ky subjekt, si dhe kandidatin për kryeministër, Albin Kurtin. Ky i fundit tha pushteti i deritanishëm i ka ndarë e i ka përqarë njerëzit dhe që detyrë e tyre është që t’ia shërojnë plagët qytetarëve. E për këtë ai tha se kanë gatishmëri, vullnet, program, guxim e dije.

Ai shtoi se janë në anën e të vërtetës, të drejtës, të mirës e të dobishmes, prandaj tha se duhet të fitojnë që të fitojë populli i Kosovës.

Kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër të vendit, Albin Kurti,  tha se me qeverisjen e tyre vetëm me tri reforma do të arrijnë deri tek shteti zhvillimor.

Kurti: Themelimi i fondit sovran i republikës së Kosovës

 

“E para, shpërbërja e agjencisë së privatizimit dhe themelimi i fondit sovran i republikës së Kosovës. Ky fond do të ketë mandat në investimin, përmirësimin, ristrukturimin dhe rritjes së profitabilitetit të asetëve me rëndësi strategjike industriale të Kosovës. Fondi sovran do të bëhet aksioneri kryesorë i të gjitha ndërmarrjeve të mëdha publike në Kosovë, KEK, PTK, Trepçë, me mundësi zgjerimi në industri të tjera. Fondi sovran i Republikës së Kosovës themelohet nga kuvendi dhe i përgjigjet atij, me bord të emërtuar nga ai, kryeministria, presidenca dhe me nga një përfaqësues së shoqatave të biznesit dhe BSPKS-së. Bordi drejtues zgjedh drejtorin ekzekutiv të fondit sovran i cili është figurë apartiake, me përvojë globale ekzekutive në biznes”, tha ai.

Sipas tij, reforma e dytë është themelimi i Agjencionit Zhvillimor të Republikës së Kosovës.

Kurti: Themelimi i Agjencionit Zhvillimor të Republikës së Kosovës

 

“Reforma e dytë, themelimi i agjencionit zhvillimor të Republikës së Kosovës. Agjencioni zhvillimor ka mandat implementimin dhe monitorimin e programit zhvillimor të republikës së Kosovës miratuar në Kuvend. Agjencioni zhvillimor drejtpërsëdrejti mbështetë sektorin privat dhe shtetëror të Kosovës në arritjen e synimeve strategjike zhvillimore përmes rritjes së kapaciteteve të biznesit vendor, promovimin e investimeve të jashtme dhe të eksportit. Agjencioni zhvillimor koordinon politikat zhvillimore nëpërmjet ministrive dhe udhëheqë me agjencionet e pavarura zhvillimore që kalojnë nga kompetencat e ministrive tek agjencioni zhvillimor. Agjencioni zhvillimor i përgjigjet drejtpërsëdrejti Kryeministrit, bordit drejtues të agjencionit zhvillimor përbërë nga ministritë përkatëse, zhvillimit ekonomik, financave, tregtisë e industrisë, infrastrukturës, bujqësisë, arsimit e të tjera”, tha Kurti.

Kurse, reforma e tretë, themelimi i Bankës Zhvillimore të Kosovës.

Kurti: Themelimi i bankës zhvillimore të Republikës së Kosovës

 

“Reforma e tretë, themelimi i bankës zhvillimore të Republikës së Kosovës. Banka zhvillimore ka mandat në mbështetjen financiare të sektorëve strategjik industrial të Kosovës, të sektorit privat dhe shtetëror, identifikuar në programin zhvillimor”, tha ai.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, prezantoi listën me të gjithë kandidatët nga kjo parti për deputet të Kuvendit të Kosovës, ku këtë listë ai e quajti të fitores.

Ymeri: Është listë e mendjes dhe është listë e zemrës

 

“Kjo listë i ka të gjitha, është listë vullneti, është listë guximi e qëndrese, është listë e dijës, e profesionalizmit, përgatitjes, është listë që e ka ndershmërinë, përkushtimin, vendosmërinë, besnikërinë. Listë që e ka energjinë dhe e ka urtësinë, pra është listë e mendjes dhe është listë e zemrës”, tha ai.

Ndërsa, Shpend Ahmeti, kryetar i Komunës së Prishtinës dhe njëherësh kandidat për deputet nga kjo parti, tha se është krenar që i takon një grupi që refuzojnë të nënshtrohen.

Ahmeti: Sot jam krenar që i takoj një grupi të njerëzve që refuzojnë të nënshtrohen

 

“Sot jam krenar që i takoj një grupi të njerëzve që refuzojnë të nënshtrohen. Për këto vite, ndoshta edhe kemi gabuar ndokund, ndoshta edhe e kemi humbur ndonjë mundësi por i kem i qëndruar besnik parimeve, e kemi ngritur zërin sa herë që është kërkuar prej neve dhe kemi ndalur procese shumë të dëmshme. Prandaj, po e them që me krenarinë më të madhe iu falënderoj të gjithëve që më lejoni të jem  pjesë e këtij grupi të shqiptarëve, këtij grupi të shtetaseve të Kosovës, që punojnë drejt, që punojnë sinqertë”, tha Ahmeti.

Ahmeti ka folur edhe rreth premtimeve te realizuara në Komunë e Prishtinës, siç janë 24 orë ujë, reformimi i Trafikut Urban, ndërtimi i Çerdheve të reja e Shtëpive të Shëndetit.

Ahmeti: tre vitesh e gjysmë qeverisje në Prishtinë nuk kemi asnjë aferë korruptive

Video

“U zotuam se do ti ndalim ndërtimet pa leje, u zotuam se do ta luftojmë krimin dhe korrupsionin dhe sot pas tre vitesh e gjysmë qeverisje në Prishtinë nuk kemi asnjë aferë korruptive, ndërtimet pa leje u ndalën, na kërcënuan por në fund ne ngadhënjyem”, tha ai.

Ahmeti tha se atë që e kanë bërë me Prishtinën do ta bëjnë 10 fishë me Kosovën./M.Duraku/