Kurti: Do të qeverisim me laps dhe me gomë

 

I nominuari për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë në Ferizaj se nuk ia kanë frikën militantëve dhe agjentëve të regjimit, i cili i ka ditën e numëruara, pasi më 11 qershor do të ndodhë ndryshimi i madh me shtet pa hajna.

Kurti tha se qytetarët e Ferizajt meritojnë shumë më mirë, pasi që pas luftës qeverisjet e ndryshme e kanë korruptuar Ferizajn dhe gjithë popullin.

Kurti: Pas 11 Qershorit me qeverinë e VV do të kemi shtet pa hajna

(Video)

“I kemi dëgjuar dikur këta të koalicioneve se si thoshin boll vodhi filan partia erdhi koha ta qojmë te shpia, pastaj kemi dëgjuar se si thoshin që boll vodhi edhe kjo partia tjetër erdhi koha ta qojmë edhe atë te shpia. Me logjikën e tyre hajnat shkojnë te shpia, kjo nuk është logjikë shtetformuese, me logjikën e tyre pra hajnat shkojnë te shtëpia por kjo nuk është logjikë shtetformuese , hajnat nuk shkojnë të shtëpia, në vendet e zhvilluara demokratike hajnat shkojnë në burg por asnjëri prej tyre edhe gjithë ata bashkë nuk guxojnë të thonë hajnat në burg sepse edhe vet janë të përfshirë nëpër hajni, prandaj dikur nuk e bënin dot opozitën dhe dorëzoheshin e tash nuk kanë as kredibilitet, as gatishmëri, as vullnet, as interes që të qojnë hajnat në burg .VV është e vendosur se hajnat duhet të shkojnë në burg dhe të pafajshmit duhet të mbrohen, reketi duhet të shkoj në burg dhe biznesmeni duhet të mbrohet, dhunuesi du het të shkojë në burg dhe qytetari duhet të mbrohet, nuk ka më shko të shtëpia për ata që e kanë shkatërruar këtë shtet, me hajna nuk ka shtet pas 11 qershorit me qeverinë e VV do të kemi shtet pa hajna”, tha ai.

Më pas Kurti theksoi se VV është e vetmja mundësi që Kosova të integrohet në Bashkimin Evropian

Ai ka porositur qytetarët që mos të humbni kohë me koalicionet që u ka humbur ‘lamshi por përfitoni zhvillim me Lëvizjen që nuk lëshon pe’.

Kurti: VV nuk ja ka as frikën këtij regjimi

(Video)

“VV është i vetmi subjekt që nuk ja ka as frikën e as respektin këtij regjimi që i ka ditët e numëruara, me fjalë të tjera as më herët e as tash dhe asnjëherë në të ardhmen ne nuk japim pesë parë për militantët dhe agjentët e regjimit, guximi ynë kundër tyre vjen nga dashuria që kemi për popullin. Unë jam i nderuar që i përkas këtij populli dhe sa më shumë që i shërbej atij aq më shumë më mbushet zemra me gëzim. Më 11 qershor do të ndodhë ndryshimi i madh, nuk do të thuhet më ta këqyrim qysh po shkon politika sepse thuhet të shikojmë deri sa shkojnë këta politikanë . Pas 11 qershorit ne do të qeverisim me laps e me gomë, këta ish pushtetarë nuk kanë pasur as gomë, as laps , ata kanë qeverisur me lepirëse, ne i kemi edhe gomën edhe lapsin, goma e fshin do ta fshin korrupsionin dhe lapsi e shkruan zhvillimin”, tha ai.

Kandidati i Vetëvendosjes për deputet nga Ferizaj, Faton Topalli ka akuzuar qeverinë e kaluar se e shkatërruan ekonominë dhe shtetin.

Topalli: Do të mbrojmë prodhimet vendore

(Video)

“Ferizaj më 11 qershor i thotë stop keq qeverisjes, i thotë stop korrupsionit, stop kapjes së shtetit, ishim të varfër por jetuam me nder, por këta na bënë edhe më të varfër, na e shitën pasurinë por ne do ta ndërtojmë vendin dhe do të jetojmë si qytetarë me nder si qytetarë të Ferizajt dhe Kosovës. Këta e shkatërruan ekonominë, ne do e zhvillojmë, do të ketë investime e fabrika do të ketë prodhim vendor,do të ketë ligje që mbrojnë prodhimet vendore”, tha ai.

Ndërkaq, kandidati tjetër për deputet nga Vetëvendosje, Glauk Konjuvca duke folur për njerëzit të cilët po e mbështesin Vetëvendosjen tha se klani pronto dhe Mustafa marrin fund më 11 qershor, ditën e zgjedhjeve.

Glauk: Klani pronto merr fund me fitoren e Vetëvendosjes

(Video)

“Klani pronto dhe klani Mustafa duke punuar vetëm për vete kanë shkaktuar eksodin e madh të rinisë së Kosovës duke e lëshurar atdheun e tyre. Më 11 qershor klani pronto dhe klani Mustafa marrin fund me fitoren e lëvizjes Vetëvendosje”, tha ai.

Në këtë tubim folën edhe Dardan Sejdiu e Donika Kadaj-Bujupi./R.Krasniqi/