Kush do e marrë drejtimin e Interit ?

epa05546544 Inter's forward Mauro Emanuel Icardi celebrates after scoring the 1-1 equalizer during the Italian Serie A soccer match between Inter Milan and Juventus FC t the Giuseppe Meazza stadium in Milan, Italy, 18 September 2016.  EPA/DANIEL DAL ZENNAROPas ndeshjes që sotme për Europa League që është nën komandën e zëvendësit të De Bur,, ditën e premte do të zbarkojnë në Milano, Zhang Steven dhe Ren Jun (djali i pronarit të Suning Jindong dhe njeri më i besuar i investitorëve kinezë) dhe emri i ri do të njihet.

Stefano Pioli, është alternativa më e kërkuar nga pala italiane që punon në klub, Ausilio dhe Gardini, të cilëve në orët e fundit duket se i janë shtuar edhe mendimet “pro” të Zanetti dhe presidentit Thohir. Indineziani Thohir duket se këtë herë nuk do flasë, i ndikuar nga zgjedhja e De Boer në muajin gusht, për të cilin vuri veton dhe tani po paguan pasojat.

Por, në qarkullim janë edhe kandidatura të tjera. Kështu, përveç Piolit ka edhe disa hipoteza të tjera që mbeten në lojë. Përjashtim bën Leonardo, i cili deklaroi publikisht se nuk e ndjen veten të gatshëm për të punuar te Inter. Zanetti dhe Ausilio kanë folur personalisht me Pioli dhe për këtë arsye ish-trajneri i Bologna dhe Lazio mbetet favorit, por ka edhe emra të tjerë. Në fund të fundit do të jenë pronarët nga Kina që do të caktojnë se cili do të jetë trajneri.

Ata nuk janë nxituar të emërojnë Pioli sepse më parë duan të flasim me Marcelino, ish-trajneri i Villarreal, i cili u largua nga “nëndetësja” në muajin gusht. Endrra e tyre më e madhe mbetet Hiddink. Por edhe italiani Guidolin është një kartë e fortë për të marrë një skuadër italiane. Vendimi për trainerin e ri nuk do të vonojë më shumë se sa fundjava.