Kush do të këndoj në dasmën e Bleros?! (Video)

Ka pak javë që këngëtari Blero Muharremi është fejuar me Afrona Dikën. Edhe pse nuk ka ndonjë datë konkrete rreth martesës, pritet që ajo të ndodh shumë shpejt.

Informacione mbi ceremoninë akoma nuk janë zbuluar, por disa detaje të vogëla janë zbuluar në Elite Zone nga bashkëpuntorët e Bleros.

Uki Latifi dhe Prygo u përgjigjën në dy pyetje në rubrikën ‘Pa marre’ që kanë të bëjnë me dasmën e Bleros.

Që të dy treguan se do të jenë pjesë e saj, teksa Uki deklaroi që me shumë qejf do të këndonte këngën ‘Mes neve’ pasiqë ky produksion muzikor ka qenë pothuajse refren i ditëve të para të lidhjes së Afronës me Bleron.