Kush do t’i fitojë tre deputetët e Diasporës së Maqedonisë?

Beteja për tre deputetët e Diasporës do të bëhet ndërmjet BDI-së, OBRM-PDUKM-së, LSDM-së dhe OBRM për Maqedoni. Vetëm këto parti kanë shpallur kandidatura për zgjedhjet e 11 dhjetorit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Deri tani, në dy ciklet e mëparshme zgjedhore, OBRM-PDUKM-ja arriti që t’i merr të tre deputetët. Në këto zgjedhje, 230.122 qytetarë të Maqedonisë janë të regjistruar në përfaqësitë diplomatike-konzullare, por nga ky numër, interesim për të votuar kanë shprehur vetëm 20.573 persona.

Njësia zgjedhore 7 përfshinë Evropën dhe Afrikën; Njësia zgjedhore 8 përfshinë Amerikën veriore dhe jugore; Njësia zgjedhore 9 përfshinë Australinë dhe shtetet e Azisë