Kush është deputeti shqiptar që shkon me prostitutat e luksit?

Pak ditë më parë Policia e Tiranës shkatërroi një rrjet prostitucioni në kryeqytet ku u arrestuan 11 persona, mes të cilëve edhe një punonjës policie.

Çështja e prostitucionit në Shqipëri është tema e diskutimit në emisionin “Opinion” mbrëmjen e sotme, ku gazetari Spartak Koka zbuloi një informacion të rëndësishëm.

Sipas burimeve të tij, në përgjimet e prokurorisë kishte rënë edhe një deputet shqiptar, i cili nga prostituat cilësohej me termin “shefi” dhe që paguante mirë, i cili ishte edhe klienti më fitiprurës.

Këto përgjime që zbuluan deputetin i përkasin aksionit që është zhvilluar një vit më parë kur u godit grupi i prostitucionit.

Por, identiteti i deputetit nuk dihet. Sipas gazetarit Koka, burimet e tij nga Prokuroria i thanë për deputetin se: “Nuk ja vlente të hynim shumë thellë sepse janë pak me risk ato punë”.

Ky rrjet që u godit para një viti zhvillohej në aksin Tiranë – Elbasan.