Kush është shkaktari kryesor i ftohjes – moti i ftohtë apo shtëpia e ngrohtë?

Mbase këto ditë nuk keni qenë të detyruar ta dërgoni fëmijën te mjeku, për shkak që pritja para dyerve të ambulancave është plot fëmijë të ftohur.

Edhe krahas të gjitha përgatitjeve imunologjike, ashtu si çdo prind në stinën e dimrit patjetër duhet të përgatiten për dhurata, rrëshqitja në borë dhe hundët me qurra të cilat “na vijnë sikur në paket” me sëmundjen e pashmangshme.

Mirëpo, ajo që është interesante është se madje edhe në viset e ngrohta në periudhën e dimrit shfaqet numër i shtuar i ftohjeve virusale, transmeton Telegrafi.

Natyrisht, nuk mund ta shpërfillim faktin që ftohjet që kanë të bëjnë me motin dhe ajrin e ftohtë vërtet mund të lidhen me ftohjet e shpeshta, por shkencëtarët vërtet nuk kanë përgjigje të saktë përse kjo ndodh kështu.

Ajo që është me siguri e saktë është se çdo organizëm nën llojin e caktuar të stresit, ka gjasa t’i ekspozohet ftohjes, nëse nuk ka kohë që të përgatitet për ndryshim të motit, përkatësisht nëse ndryshimi i motit ka ndodhur në mënyrë drastike.

Mirëpo, pos ajrit të ftohtë, më i keqi është vetëm ai i ngrohti dhe lokali i paajrosur, aq më parë nëse në të qëndrojnë shumë fëmijë të cilët nuk dinë të vënë dorën tek goja kur teshtijnë dhe kolliten dhe prandaj u ekspozohen bacileve.

Pikërisht për shkak të këtyre gjërave, sado që të duken të pamundshme, imuniteti i fëmijëve është diçka që duhet t’i kushtohet kujdes. Sepse pikërisht me rastin e ndryshimeve të vrullshme të temperaturave apo me rastin e ekspozimit të infeksioneve në lokale të mbyllura, imuniteti është linja e parë e mbrojtjes.

Prandaj, për forcim të imunitetit te fëmijët më së shpeshti rekomandohet marrja e preparateve me efikasitet të konfirmuar klinik kundër ftohjeve dhe infeksionet të fëmijëve.

Këto preparate, në mënyrë natyrale forcon imunitetin e fëmijëve, mirëpo u preferohet edhe fëmijëve të moshave parashkollore dhe shkollore, posaçërisht atyre të cilët shpesh rrezikohen nga infeksionet respiratore.