Kush i këndon BDI-së dhe Ali Ahmetit me zemër në këtë fushatë?

Himnin BDI-së “Bashkë vendosim”tashmë është bërë i popullarizuar për të gjitha grupmoshat.Ky himn iu besua Shkodran Tolajt-tenorit dhe krijuesit nga Decani,dhëndërr Kërçove i cili ka bërë tekstin dhe muzikën ndërkaq orkestrimi është realizuar nga Florent Boshnjaku.Si duket Shkodran Tolaj lidhjen me subjektin dhe liderin e ka shpirterore.Ai dhe publikisht ka potencuar se kosovarët asnjëherë nuk do mund ti dalin borgj veprave dhe kontributit të Ali Ahmetit në shtetbërjen e Kosovës andaj është obligim i gjithë kosovarëve të kontribojnë në përmbushjen e misionit historik të shqiptarëve në Maqedoni udhëhequr nga lideri i BDI-së. Tolaj këtë projekt e sjell pas shumë projekteve të suksesshme si “Shqipet e Uskanës”himn i Kërçoves në fitoren e saj, pastaj “Nëna shqiptare”premierë e memorialit në Zajaz.Në himnin e kësaj fushate “Bashkë vendosim” ka përzgjedhur të interpretojë bashkë me mezzosopranon Besiana Mehmedi nga Kërcova,rok legjendarin Shemsi Krasniqi”Iliret”nga Kosova dhe Këngëtaren e re dhe të talentuar nga Tetova Fjolla Ibraimin.Përveq Himinit në të gjitha tubimet po pritet me entuziazëm “Xhamadani I ri” krijim poashtu I Shkodran Tolajt.Të katër këngëtarët sjellin karaktere të ndryshme si në paraqitje skenike ashtu edhe në vokal që pasurojnë këtë himn që e këndojnë me shumë shpirt dhe ndjesi artistike.