Kush ishin 40 firmëtarët e aktit te pavarësisë

Në shpalljen pavarësisë morën pjesë 83 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare, ndërsa 40 firmëtarët ishin ata të cilët nënshkruan aktin e Pavarësisë, shkruan sot Shqiptarja.

Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, Asambleja e Vlorës formoi qeverinë e parë të Shqipërisë së Pavarur të drejtuar nga Ismail Qemali si dhe Pleqësinë.

  1. ISMAIL QEMAL BEJ VLORA (1844-1919)
    Lindur në Vlorë. Shkollën fillore e vijoi në Selanik, meqë aty ishte e internuar familja e tij për shkak të veprimtarive patriotike. Më 1858 u regjistrua në gjimnazin e Janinës “Zosimea”, ku pati bashkënxënës të vet Sami Frashërin, Naim Frashërin, etj. Më 1860 filloi punë si përkthyes i frëngjishtes në ministrinë e Punëve të Jashtme, në Stamboll. Aty përfundoi shkollën e drejtësisë. Pak vite më vonë, u emërua shef kabineti në Tesali, i Ismail Rahimpashës, që sihte daja i tij. Më 1868 u emërua kryesekretar i ministrisë së Punëve të Jashtme dhe dy vjet më vonë, deri më 1875, guvernator në Varnë dhe guvernator i Danubit të Poshtëm. Por, dy vjet më vonë, duke qenë kundërshtar i Portës së Lartë, u inernua në Qytahi, pranë Anadollit, vend ku qendroi deri më 1882. Në fillim të shek. XX, Ismail Qemali filloi t’i përkushtohej ështjes shqiptare, duke ngritur zërin për autonominë e Shqipërisë. Lidhi kontakte me pothuaj të gjithë kolonitë patriotike të shqiptarëve jashtë e brenda vendit, sidomos në zonën e Vlorës. Në nëntor 1908 hyri në parlamentin osman si deputet i sanxhakut të Beratit. Një vit më vonë, u arratis nga Stambolli dhe vijoi jetë nëpër Evropë, duke nisur kështu rrugën e pakthyeshme të veprimtarisë politike në favor të Shqipërisë. Merr pjesë në hartimin e Librit të Kuq – Memorandumi i Greës bashkë me Luigj Gurakuqin. Ndihmoi lëvizjen e armatosur të shqiptarëve në kryengritjet e përgjithshme të viteve 1910-1912. Ishte organizatoi kryesor i mbledhjes historike të 5 nëntorit 1912 në Bukuresht, ku u vedos e ardhjma e Shqipërisë. Më 28 nëntor, deklaroi në Vlorë pavarësinë e Shqipërisë nga Porta e Lartë, duke e krijuar kështu shtet më vete. Firmoi i pari dokumentin e pavarësisë kombëtare, me siglën “Ismail Kemal”. U zgjodh kryeministër i qeverisë shqiptare dhe ministër i Punëve të Jashtme. Pas zbulimit të komplotit të tij me ushtarakun shqiptar në shërbim të Stambollit, Beqir Grebenenë, u detyrua të japë dorëheqjen e të shkrijë kabinetin e tij dhe të dorëzojë pushtetin pranë Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit. Vetë Qemali u largua nga Shqipëria. Vdiq në Peruxhia të Italisë, në rrethana misterioze, të cilat të shtojnë dyshimin për një vrasje edhe në citimin e fjalëve të tij të fundit “Më hëngër në besë!”. Eshtrat ndodhen në Vlorë.

  2. DOM NIKOLL KAÇORRI (1862-1917)
    Lindur në fshatin Kre i Bajrakut të Lurës. Rridhte nga një familje, babai i së cilës ishte katolik, ndërsa nëna islame, gjë që tregon për tolerancën fetare. Më 1884 Mbaroi studimet filozofiko – teologjike për meshtar dhe u shugurua në Shkodër. Për pak kohë shërbeu në Delbnisht, pastaj u emërua famullitar në Durrës. Për veprimtarinë frytshme kishtare, Papa i asaj kohe e nderoi me “Kryqin e artë”: “për Kishë dhe Papë”. Emërohet Ipeshkv. Gjatë 1905 – 1907 drejtoi kryengritjen e armatosur kundër turqve në Kurbin. Më 1908, Kaçorri mori pjesë në Kongresin e Manastirit. Në nëntor të vitit 1912, si delegat i Durrësit, mori pjesë në kuvendin e Vlorës dhe firmoi dokumentin e pavarësisë me siglën “Kaçorri”. U zgjodh nënkryetar i qeverisë shqiptare. Pas rënies së kësaj qeverie, emigroi jashtë atdheut, ku vazhdoi veprimtarinë e vet politike e patriotike, derisa vdiq në Vjenë në maj 1917.

  3. VEHBI DIBRA AGOLLI (1867-1937)
    Lindur në Dibër të Madhe. Biri i Myftiut tëi Dibrës së Madhe. Mësimet fillestare dhe ato të mesme i kreu në Dibër, ndërsa studimet e larta në Stamboll. Pas diplomimit, menjëherë kthehet nga Stambolli në Dibër, ku u emërua Myfti. Më 1909 mori pjesë në Kongresin e Dibrës. u zgjodh kryetar i Kongresit; më 1912, mori pjesë në Kuvendin e Vlorës, si përfaqësues i Dibrës firmoi vendimin e pavarësisë me siglën në turqisht “Vehbi Dibra”. Haxhi Vehbi Dibra u zgjodh kryetar i Pleqësisë si dhe nënkryetar i qeverisë. Në vitin 1913, Qeveria e Përkohshme e Vlorës e ngarkon me detyrën e Myftiut të Përgjithshëm të Komunitetit Mysliman Shqiptar të mbarë Shqipnisë. Në vitin 1916 ngarkohet me detyrën e Kryetarit të Gjyqit të Lartë të Sheriatit. Ndërsa, më 1923, Dibra u zgjodh Kryetar i Kongresit të Parë të Myslimanëve Shqiptarë. Shkroi, botoi dhe përktheu gjatë gjithë jetës, një pjesë e tyre u botuan në shtypin e kohës, kryesisht në revistën “Zani i Naltë”, që botohej në Tiranë. Vdiq në Tiranë.

  4. JORGJI KARBUNARA – BABË DUDË KARBUNARA (1842 – 1917)
    Lindur në Berat. Shërbeu si mësues i shqipes dhe bashkëpunoi me Kostandin Kristoforidhin. Filloi të meshonte në shqip, por kjo iu ndalua. Shqiptarizmi i theksuar i tij ra në sy të turqve, të cilët më 1895 i dogjën shtëpinë në Berat. U angazhua në ngritjen e degës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në Korfuz. Studimet e larta për kohën, i përfundoi në Itali, për italisht. Në dekadën e dytë të shek. XX, iu përkushtua hapjes së shkollave shqipe dhe mësimit të shqipes. Si veprimtar i dalluar i rretheve patriotike, u zgjodh delegat i Beratit në kuvendin e Vlorës, ku si i tillë, firmoi aktin e shpalljes së pavarësisë me siglën “J. Karbunara”. Gjithashtu, u zgjodh antar i Pleqsisë. Pati përplasje me mercenarët e Esat Pashë Toptanit, të cilët i shkatërruan pasurinë në vitin 1915. I përbuzur dhe i përndjekur nga kundërshtarët dhe i përgëzuar nga populli për veprimtarinë e tij si shqiptar, vdiq në Berat.

  5. ELMAS BOCE (1852-1925)
    Lindur në Gjirokastër.Bashkëkohës i Naim e Sami Frashërit, si ata, Boce përfundoi gjimnazin e Janinës “Zosimea”. Mori pjesë në organizimin e degës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në qytetin e Gjirokastrës. Mbështetës i flaktë i komitetit “Për lirin’ e Shqipërisë” dhe nga themeluesit e klubit patriotik “Drita”. Gjithashtu, ndihmoi pa kursyer hapjen e shkollës shqipe të Gjirokastrës “Lirija”. Mik e bashkëpunëtor me Koto Hoxhin, thuhet se mund të ketë ndihmuar këtë të fundit në përgatitjen e shfaqjes së pjesës “Dasma lunxhiote”, kronikë me të cilën fillon historiku i zhvillimit të teatrit të paktën në zonën e jugut të Shqipërisë. Mori pjesë në mbedhjen e Manastirit të Cepos. Ndërsa, në nëntor 1912 u zgjodh delegat i Gjirokastrës në kuvendin e Vlorës, ku firmoi dokumentin e pavarësisë kombëtare, me siglën “Elmas Boce”.

  6. VELI HARÇI (1850-1914)
    Lindur në Gjirokastër. Studimet i përfundoi në Stamboll, në degën e administrimit dhe ekonomisë. Pas studimeve punoi në Stamboll, ku u lidh me veprimtarë të çështjes shqiptare, që ndodheshin aty. Nga fillimi i shekullit që lamë pas, Harçi u kthye në Shqipëri, si i emëruar i Portës së Larë në nënprefekturën e Vlorës. Përfaqësoi Gjirokastrën në kuvendin e Vlorës dhe firmoi aktin e pavarësisë, me siglën “Veli Harçi”. Vdiq nga një atak kardiak në Vlorë, ku kishte edhe familjen, të zhvendosur nga Gjirokastra që në kohën kur u emërua me detyrë zyrtare në Vlorë.

  7. QAZIM KOKOSHI (1882-1945)
    Lindur në qytetin e Vlorës. Mësimet e para i mori në shkollën turke të qytetit të Vlorës dhe më pas shkoi në Janinë, ku mbaroi gjimnazin “Zosimea”. Pas mbarimit të asaj shkolle aty rreth fillimit të viteve 1900 u kthye në vëndlindje dhe u angazhua në Klubin “Labëria”, ku punoi për përhapjen e gjuhës shqipe në fshatrat e Vlorës. Mori pjesë në kuvendin e Vlorës në nëntor 1912, si delegat i Vlorës. Firmoi aktin e pavarësisë me siglën “ Qazim Kokoshi”. Në gusht 1913, Qeveria e përkohshme e Vlorës e caktoi me detyrën e nënprefektit të Lushnjes. Pasi punoi afro shtatë muaj në atë detyrë, në shkurt 1914 u emërua me detyrën e kryesekretarit të Prefekturës së Vlorës. Pas rënies së Qeverisë së Vlorës, u caktua antar i delegacionit për të zhvilluar takimin me Princ Vidin. Konkuroi në zgjedhjet parlamentare që u zhvilluan në vitin 1921 ku dhe u zgjodh deputet i Parlamentit të parë shqiptar. Pas tre vjetësh, në Lëvizjen e Qershorit të vitit 1924, u bashkua me grupin opozitar që udhëhiqej nga Fan Noli e Luigj Gurakuqi. Pas dështimit emigroi në Itali e më pas në Austri. Më 1928 u kthye në atdhe pas amnistisë së mbretit, por në vitin 1932 u arrestua me akuzë komploti kundër Zogut dhe u burgos, për te dalë sërish më 1936. Pas vrasjes së të dhëndrit të tij, dëshmorit Reshit Çollaku (i shoqi i së bijës), Kokoshi u arrestua nga GESTAPO-ja dhe u internua në Bergamo. Në prill 1946, komunistët arrestuan Qazim Kokoshin, i cili ishte kthyer në Shqipëri nga internimi nazist, në vitin 1945. I izoluar në hetuesinë e Vlorës, vdiq nga torturat.

  8. JANI MINGA (1872-1947)
    Lindur në fshatin Shënpjetër të Fierit. Arsimin e ndoqi në Vlorë. U aktivizua në klubin patriotik “Labëria” që në vitin 1908. Mësues e patriot, mori pjesë në të gjitha kongreset arsimore. Ishte nismëtar për hapjen e shkollës shqipe në Kaninë më 1909, ndërkohë hartonte edhe tekstet shkollore: “Abetare kombëtare shqip përgatitore”, “Abetare shqip këndimore”, “Gramatikë e gjuhës shqipe”, etj. Në korrik 1911 mori pjesë në kuvendin e Drashovicës, në mbështetje të Memorandumit të Gërçës. Ndërsa, në vitin 1912 fitoi të drejtën e të dhënit lëndën e historisë dhe gjeografisë, pas një konkursi në Janinë, të cilin e fitoi. Në nëntor të atij viti, u zgjodh delegat i Vlorës dhe si i tillë firmoi vendimin e pavarësisë me siglëm “J. Minga”. Atë kohë, me hapjen e shkollës së Vlorës, u emërua drejtor i saj. Më 1922 mori pjesë në kongresin e arsimtarëve në Tiranë. Ishte përkrah Nolit gjatë kryengritjes së qershorit 1924 dhe mbajti fjalën e rastit kur trupat kryengritëse hyjnë në Tiranë. Vite më vonë iupërkushtua arsimit, is mësues e inspektor dhe kohë më kohë organizonte aktivitete me frymë patriotike, si p.sh. përkujtimin e betejës së Mashkullorës dhe figurën e Çerçiz Topullit, etj. Dy djemtë e tij, të përfshirë në luftën antifashiste, u mbyllën në krematoriumet e Mat’hauzenit më 1944. Minga vdiq në Vlorë. “Mësues i Popullit”

  9. REXHEP MITROVICA (1888-1960)
    Lindur në Mitrovicë në një familje atdhetare. Mësimet e fesë dhe njohuritë fillestare i mori në gjuhën turke. Së bashku me Bedri Pejanin e Sali Gjukën më 1908 udhëhoqi një fushatë propagandistike si parapërgatitje për Kongresin e Manastirit. U shqua si aktivist i lëvizjes për çlirim kombëtar dhe si i tillë mori pjesë në kuvendin e Vlorës. Kosova, duke qenë e pushtuar nga serbët, u përfaqësua në kuvend nga Rexhep Mitrovica, Sali Gjuka e Bedri Pejani, delegatë të Gjakovës, Pejës e Gucisë. Firmoi aktin e pavarësisë kombëtare, me siglën “Rexhep”. Më 7 mars 1914, Mitrovica mori pjesë në pritjen që iu bë princ Vidit, i cili zbriti në Durrës. Me fillimin e Luftës së Parë Botërore, u largua në Austri. Më 1916 u vendos në Vjenë. Atje u regjistrua në fakultet dhe studioi katër vjet me radhë shkencat pedagogjike, për t’i vënë ato në jetë disa vite më vonë, si ministër Arsimi (1921). Duke njohur vendimet e Kongresit Arsimor të Lushnjës (gusht 1920) për problemin e sistemit arsimor, Mitrovica menjëherë filloi punën në shtrirjen e rrjetit arsimor. Hodhi idenë e hapjes së një biblioteke kombëtare në Tiranë. Pas emigrimit disa vjePas emigrimit disa vjeçar jashtë, në fillim të viteve ’40 u kthye në Shqipëri. Në vitin 1941 e emëruan antar të Këshillit të Shtetit Shqiptar. U zgjodh kryetari i parë i Komitetit Qendror të Lidhjes II të Prizrenit. Pas rënies së qeverisë së tij dhe triumfit të komunistëve, u largua nga atdheu dhe vdiq në Ankara.

  10. DHIMITËR TUTULANI (1875-1937)
    Lindur në Berat. Përfundoi gjimnazin “Zosimea” në Janinë e më tej vazhdoi studimet për jurist në Athinë. Pas përfundimit të shkollës, u kthye në Berat, ku filloi të punojë si avokat. Këtu ndihmoi lëvizjen patriotike, duke u bërë bashkëpunëtor i veprimtarëve dhe idealeve kombëtare. Në nëntor 1912 u zgjodh delegat i Beratit në kuvendin e Vlorës, ku firmoi aktin e pavarësisë kombëtare, me siglën “Dh. Tout.”. në dhjetor 1918 ishte delegat në Kongresin e Durrësit, ndërsa afërsisht dy vjet më vonë mori pjesë si delegat në Kongresin e Lushnjes. Në vitet `20 të shek. XX, përkrahu politikën e Fan Nolit dhe më 1925 u zgjodh kryetar bashkie i Beratit. Mori pjesë edhe në formimin e kishës autoqefale shqiptare, që doli nga Kongresi i Beratit, më 1922. Vdiq në Berat, duke lënë të shkruar në testament se një pjesë të pasurisë së tij ia falte qytetit për shkolla, rrugë, mirëqënie, etj.

  11. ARISTIDH RUÇI (1875-1950)
    Lindur në Sheper të Zagorisë, 9 vjet më vonë se Çajupi në të njëjtin fshat. Vijoi mësimet në gjimnazin “Zosimea” në Janinë. Gjatë fundit të shek. XIX dhe fillimit të shek. XX gjendet në Janinë. Pas veprimtarisë aty, vendoset në Vlorë, ku në vitin 1908 angazhohet në themelimin e klubit patriotik “Labëria”. Po atë vit fillon përpjekjet për mësimin e gjuhës shqipe te të vegjlit. Me armë në dorë merr pjesë në kryengritjen e përgjithshme më 1911. Si delegat I Vlorës merr pjesë në kuvendin që shpalli pavarësisë dhe firmoi aktin me siglën “A. Ruci”. Mori pjesë në Luftën e Vlorës në vitin 1920. Antar i federatës “Atdheu” me kryetar Avni Rustemin. U aktivizua në jetën administrative të qytetit të Vlorës; u zgjodh antar i kryesisë së Bankës Kombëtare Shqiptare më 1937; inspiroi krijimin e degës së Kryqit të Kuq në Vlorë. Pushtuesit fashistë e internuan në Itali. Vdiq në Vlorë.

  12. ABDI TOPTANI (1864-1942)
    Lindur në Tiranë. Në vitin 1902 organizoi forcat kryengritëse kundër osmanëve në Shingjergj dhe Shupal. Në nëntor 1912 priti në Durrës Ismail Qemali dhe e shoqëroi atë deri në Vlorë, ku mori pjesë në ngritjen e flamurit. U zgjodh ministër i Financave në qeverinë e parë shqiptare. Me ardhjen e Princ Vidit më 1914, caktohet ministër i Bujqësisë dhe Industrisë. Në Kongresin e Lushnjes, ishte nga aktivistët kryesorë dhe për këtë u zgjodh antar i Këshillit të Lartë (çerek-mbret). Përkrahu kryengritjen e marsit 1922 udhëhequr nga Bajram Curri. Kushëri i parë me Esad pashë Toptanin, por i ndarë me të, për divergjenca politike. Kështu që, dera e madhe e Toptanasve u nda pothuaj në dy pjesë: një me Esad Pashën e tjetra me vëllezërit Abdi e Murad. Viti 1915 Abdi Toptanin e gjen jashtë atdheut, në organizimet patriotike të shqiptarëve në Zvicër. Por, prej andej kthehet shumë shpejt në Shqipëri, për t’u bërë pjesë e aktivitete politike të vendit. Vitin e festimit të 30 vjetorit të shpalljes së pavarësisë, evenimetit historik ku ai mori pjesë, më 1942, Toptani vdiq në Tiranë. Në kuvendin e Vlorës, përfaqësoi Tiranën e Krujën dhe firmoi aktin e pavarësisë me siglën “Abdi”.

  13. ABAS DILAVER CELKUPA(1855-1926)
    Lindur në Durrës. Ndihmoi kryengritjet sporadike, që shpërthenin me qëllim mposhtjen e forcave osmane. Lidhi bashkëpunime me patriotët jashtë atdheut, përmes letërkëmbimeve dhe bujtjeve. Në kryengritjen e përgjithshme të vitit 1910, Celkupa u angazhua denjësisht dhe ndihmoi luftëtarët e zonës së veriut në veprimet e tyre luftarake. Priti në Durrës Ismail Qemalin e më pas, bashkë me delegatët që e shoqëronin atë, mbërriti në Vlorë, në ditët e fundit të nëntorit 1912, ku mori pjesë në mbledhjen e parë kuvendit të Vlorës, kuvend i cili vendosi pavarësimin e Shqipërisë nga Turqia. Aktin e pavarësisë kombëtare e firmoi edhe Abas Cekluka, si delegat i Durrësit, me siglën “Abas Dilaver”. Celkupa vdiq në Durrës

  14. MID’HAT FRASHËRI (1880-1949)
    Lindur më 1880 në Janinë. Biri i Abdyl Frashërit dhe nipi i Sami Frashërit dhe Naim Frashërit, u rrit nën kujdesin e xhaxhallarëve. Pas mbarimit të shkollës, deri në vitin 1905, punoi në administratën turke dhe më pas kaloi në Selanik, në administratën shtetërore. Në vitin 1908 filloi botimin e gazetës “Liria” në Selanik. Mori pjesë në Kongresin e Manastirit, më 14 nëntor – 22 nëntor 1908. U zgjodh kryetar i Kongresit dhe nënkryetar i Komisionit të hartimit të alfabetit. Në moshën 32-vjeçare largohet përfundimisht nga Stambolli dhe vjen në Shqipëri. Në kongresin e Vlorës, Frashëri ishte delegat i Elbasanit e Ipekut dhe firmoi aktin e pavarësisë me siglën “Mid’hat Frashëri”. Në qeverinë e Ismail Qemalit zgjidhet ministër i punëve botore. Më 30 mars 1913 jep dorëheqjen nga kjo detyrë. Mirëpriti ardhjen e Princ Vidit në Shqipëri dhe u angazhua në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Pas largimit të Princ Vidit, Frashëri largohet nga Shqipëria dhe deri në vitin 1918 jeton në disa shtete të Evropës. Në vitin 1916 vendoset në Bukuresht, ku arrestohet nga policia dhe internohet në Moldavi. Në vitin 1918, me mbarimin e Luftës së Parë Botërore, lejohet të largohet dhe vendoset në Lozanë të Zvicrës. Më 1920 shkon në SHBA. Kthehet në Shqipëri në vitin 1922. Në janar 1923 fillon detyrën e Ministrit Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Athinë, deri në dhjetor 1925. I zhgënjyer nga zhvillimet politike në Shqipëri dha dorëheqjen dhe deklaroi largimin e tij nga aktiviteti politik. Më 1927, fillon të botojë në Tiranë, revistën Dituria dhe themelon librarinë Lumo Skëndo. Pas pushtimit të vendit nga Italia, vendos të rikthehet në politikë. Më 1941 është ideologu kryesor dhe një nga themeluesit e Organizatës Nacionaliste – Balli Kombëtar. Kundërshtar i komunistëve, u detyrua në nëntor 1944, të largohet nga Shqipëria dhe të vendoset në Itali. Gjatë një udhëtimi për në Nju Jork vdes si pasojë e një ataku kardiak, në tetor 1949, në dhomën e një hoteli.

  15. SHEFQET DAJIU (1882-1946)
    Lindur në Elbasan. Shkollën e lartë e përfundoi në Stamboll. U kthye në vendlindje, ku vazhdoi veprimtarinë patriotike, të nisur në kryeqendrën e Turqisë. Përshendeti organizimin e Kongresit të Elbasanit dhe hapjen e Normales, ngjarje këto që mbartnin në vetvete edhe kontributin e madh të Shefqet Dajiut. Kryengrita e përgjithshme e gjeti në Dibër, duke hapur shkolla shqipe e duke shpërndarë tekstet ne shqipes. Në nëntor 1912, gjendet ne Vlorë, si delegat i Elbasanit dhe firmoi dokumentin e indipendencës me siglëm “Shefqet Daji”. Vite më vonë, iu përkushtua aktivitetit pedagogjik. Botoi një abetare për shkollat fillore. Ndërsa në vitet `20 është deputet në Parlament. Bashkëpunoi me Aleksandër Xhuvanin në shoqërinë kulturore “Kopshti letrar” si dhe në revistën e përkohshme të këtij klubi, me të njëjtin titull. I cilësuar si bashkëpunëtor me pushtuesit, Dajiu u arrestua nga fronti nacional-çlirimtar dhe u burgos, për të vdekur në burg në vitin 1946.

  16. ZIHNI ABAS KANINA HAMZARAJ (1885-1957)
    Lindur në Kaninë të Vlorës në një familje të vjetër feudalësh. U dallua si politikan e diplomat. Që në vitin 1906 u emërua nënpunës i konsullatave turke në Greqi, Bejrut, Maltë, etj. U burgos prej autoriteteve turke, kur u kthye në Shqipëri dhe u aktivizua me grupet patriotike. Mori pjesë në kryengritjen e përgjithshme të vitit 1911. Në kuvendin e Vlorës, si delegat i Vlorës, firmoi dokumentin e pavarësisë, me siglën “Zihni Abbas Kanina”. U zgjodh drejtor i përgjithshëm në ministrinë e Punëve të Jashtme. Ishte nga themeluesit e shkollës tregtare të Vlorës, ku edhe dha mësim gjuhën frënge. Vitet e mëvonëshme iu përkushtua arsimdhënies, sidomos dhënies së leksioneve për gjuhët e huaja. Me fillimin e Luftës së Dytë Botërore, Kanina u bë pjesë e Ballit Kombëtar, përkrah mikut të tij të vjetër të idealit Mid’hat Frashërit. Kjo nuk u pëlqeu komunistëve të pasluftës, të cilët në vitin 1951 e arrestuan Zihni Kaninën dhe e burgosën në Tiranë. Vdiq duke u lënë në harresë nga regjimi i kohës dhe duke mos i vlerësuar punën e tij në shërbim të kombit ndër dekada.

  17. XHELAL KOPRËNCKA
    Lindur në Skrapar. Veprimtar i luftës për çlirim kombëtar, sidomos me një të afërm të tij, Ali Koprëncka. Të dy pjesë e komitetit të fshehtë “Për lirin’ e Shqipërisë”, ushtronin veprimtarinë e tyre patriotike në Korçë dhe Manastir, në klubin e shqiptarëve të atjeshëm. I kujdes për shkollën shqipe të Korçës, atë të vashave dhe djemve. Antar i shoqërive patriotike jashtë vendit. Si delegat i Skraparit, merr pjesë në shpalljen e pavarësisë kombëtare dhe firmon dokumentin e indipendencës me siglën “?elal Ko.”. më 1918 mori pjesë në Kongresin e Durrësit., si delegat nga Skrapari. I ndjekur nga elementë antikombëtarë, Koprëncka u vra pabesisht në vitin 1919 në zonën e Skraparit nga forcat greke.

  18. HAJREDIN CAKRANI (1860-1942)
    Lindur në Cakran të Fierit më 1860, në një familje me autoritet në zonë, falë beut Bektash bej Cakrani, vëllai i Hajredinit. Veprimtar i lëvizjeve patriotike në Fier dhe zonën përreth, kur filloi të shpërndajë programet kombëtare, që propagandonin emancipimin e vendit. Shkollën e mesme e përfundoi në Janinë dhe u diplomua në Stamboll. Pas përfundimit të studimeve, shërbeu si ushtarak në vilajete të ndryshme të perandorisë turke. Në vitin 1883 ai solli në zonën e Mallakastrës librat e para në shqip dhe u përpoq për hapjen e një shkolle shqipe, e para e asaj zone. Përpjekjet e tij për shkollën u bënë realitet në vitin 1908, kur Cakrani mundi të hapë shkollën në godinën e shtëpisë së tij. Mori pjesë në kuvendin e Vlorës dhe në nëntor 1912 firmoi aktin e shpalljes së pavarësisë, me siglën “Hajredin Cakrani”, duke qenë nga të vetmit përfaqësues dhe firmëtarë të zonës së Mallakastrës. Cakrani ka lënë një dëshmi interesante në ditaret e tij mbi rrugëtimin e pavarësisë si dhe për zhvillimet e asaj kohe. Ai ishte shoqëruesi kryesor në rrugëtimin e Ismail Qemalit nga Durrësi për në Vlorë. Në qeverinë e parë shqiptare, u caktua si këshilltar në Ministrinë e Luftës, ministër i së cilës ishte Mehmet pashë Dëralla Kalkandeleni. Hajredin Cakrani dha ndihmesë të shquar në organizimin e ushtrisë së parë shqiptare, në pajisjen me armatime dhe stërvitje ushtarake. Gjithashtu, mori pjesë si i mandatuar nga Mallakastra edhe në Kongresin e Durrësit, më 1918. Si veprimtar i shquar, mori pjesë edhe ne Luftën e Vlorës, më 1920, duke komanduar dallueshëm disa njësi që vepruan ushtarakisht në zonën e Vlorës, në Panaja dhe Bestovë. Vdiq në vitin 1942, ndërsa teqeja ku kishte varrin u hodh ne erë gjatë regjimit totalitar.

  19. QEMAL KARAOSMANI ELBASANI (1875-1949)
    Lindur në Elbasan. Studimet e larta i përfundoi në Stamboll për shkenca politike dhe administratë. Filloi punën në Janinë e më pas u transferua në Berat. Këtu bashkëpunoi me figura të shquara të lëvizjes për çlirim kombëtar, si me Jorgji Karbunarën dhe Iljaz Vrionin në përhapjen e ndjenjave kombëtare, si dhe shpërndarjen e librave shqip, botime këto që Elbasani i kishte sjellë me vete nga kthimi prej Stambollit. Punoi dhe ndihmoi në organizimin e Kongresit të Elbasanit në vitin 1909. Kishte popullaritet në zonën e Beratit dhe për këtë veprimtaria e tij patriotike nuk ra në sy të osmanëve. Në nëntor 1912 u zgjodh delegat i Elbasanit në kuvendin e Vlorës dhe si i tillë, Karaosmani firmoi dokumentin e pavarësisë kombëtare, me siglën “Qemal Elbasani”. Ishte pjesë e administratës civile në qeverinë e Vlorës. Pena e nënshkrimit të aktit të pavarësisë shume vite më vonë gjendej në shtëpinë ë Karaosmanit dhe më 1962, ajo u dorëzua në Arkivin e Shtetit. Mbështeti qeverinë e Sulejman bej Delvinës, të dalë nga Kongresi i Lushnjes dhe për disa vite ishte asamblist. Ka qenë zgjedhur kryetar bashkie në Elbasan. Vitet e Luftës II Botërore i kaloi i tërhequr nga jeta politike. Rrethanat e krijuara pas Çlirimit, e vendosën në Kavajë, qytet ku vdiq.
    firmetaret

  20. ILJAZ VRIONI (1882-1932)
    Lindur në Berat më 1882. Djali i Mehmet Ali Pashë Vrionit, patriotit të shquar shqiptar, nën-kryetarit të Lidhjes së Prizrenit dhe babai i përktheysit të shquar Jusuf Vrioni, nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë, me siglën “Iljas Vrijon”, si delegat i Beratit; shërbeu tri here si Kryeministër i Shqipërisë dhe disa herë si Ministër i Jashtëm dhe si Ministër i Plotfuqishëm i Shtetit Shqiptar në Paris. Shërbeu gjithashtu për një kohë shumë të gjatë si Deputet i Parlamentit të Shqipërisë. Kryetari i delegacionit të Beratit në punimet e Kongresit të Lushnjës. Dekoruar nga Republika Franceze në vitet `20 me urdhërin e lartë “Grand Officier de la Légion d’Honneur”. Vdiq në Paris dhe u varros në Berat. Në vitin 1946, komunistët zhvarrosën eshtrat e tij dhe i hodhën ato në lumin Osum.
    Kryeministër i Shtetit Shqiptar: 19 Nëntor 1920 – 1 Korrik 1921
    Kryeministër i Shtetit Shqiptar: 11 Korrik 1921 – 16 Tetor 1921
    Kryeministër i Shetit Shqiptar dhe Ministër i Jashtëm: 27 Maj 1924 – 10 Qershor 1924
    Ministër i Jashtëm: 30 Mars 1924 – 27 Maj 1924
    Ministër i Jashtëm: 12 Shkurt 1927 – 21 Tetor 1927
    Ministër i Jashtëm dhe Zv/ministër i Drejtësisë: 26 Tetor 1927 – 10 Maj 1928
    Ministër i Jashtëm: 11 Maj 1928 – 1 Shtator 1928
    Ministër i Jashtëm: 5 Shtator 1928 – 13 Janar 1929
    Ministër Fuqiplotë në Francë dhe Britani: 1925-1926
    Ministër Fuqiplotë në Francë dhe Britani: 1929-1932
    Kryetar i Bashkisë së Beratit më 1909 dhe 1920

  21. SALI GJUKA (1876-1925)
    Lindur në Pejë, në vitin 1876. Mësimet e para i mori në vendlindje, ndërsa të mesmet në Shkup, ku familja e tij u vendos si shkak i përndjekjeve të pushtuesve osmanë. U regjistrua në Fakultetin e Drejtësisë, në Selanik. Pas mbarimit të studimeve, nisi punën në gjykatën e atij qyteti. Në vitin 1909 punoi për hapjen e shkollës shqipe në Pejë. Ndërsa në vitin 1910 ishte mësuesi i parë i shqipes në shkollën Normale dhe Gjimnazin e Shkupit. Mori pjesë me armë në dorë në kryengritjen e përgjithshme të viteve 1910- 1912. Me nismën e tij, në prill 1912 u formua në Selanik, klubi “Bashkimi”, në favor të edukimit të ndjenjave atdhetare dhe përhapjen e gjuhës shqip. Si përfaqësues nga Kosova dhe delegat i Pejës, Gjakovës, Plavës e Gucisë, mori pjesë në shpalljes e pavarësisë kombëtare dhe firmoi aktin me siglën “Salih Gjuka”. U zgjodh këshilltar i Pleqësisë (Senatit). Në janër 1913 filloi punën si drejtor i arsimit për qarkun e Beratit. Menjëherë hapi shkollën Normale të përkohëshme. Në vitin 1920 përmendet si një nga përkrahësit e Kongresit të Lushnjes dhe katër vite më vonë mbështet Nolin, kur ky u bë kryeministër. Tuberkulozi e mposhti, në tetor 1925 në Berat. “Mësues i Popullit”

  22. DHIMITËR BERATTI (1888-1970))
    Lindur në Korçë në vitin 1888. Përfundoi në Rumani fakultetin e shkencave politike dhe atë juridik. Pas vitit 1905 kthehet në Korçë, ku punon si mësues në shkollën e parë shqipe të Korçës. Antar i klubit patriotik “Dituria” të Korçës që në themelimin e tij më 1908. Më 13 dhjetor 1909 merr pjesë në shfaqjen e dramës “Besa” si sufler. Po këtë vit merr pjesë në Kongresi i Elbasanit, kurse më 1910 në Kongresi i dytë i Manastirit. Nga të parët pjesëmarrës në mbledhjen e hotel “Kontinental”- it në Bukuresht. Zgjidhet delegat i kolonisë shqiptare të Bukureshtit. Ka firmuar aktin historik të shpalljes së pavarësisë, me siglën “D. Beratti”, në emër të kolonisë së Bukureshtit. U emërua “drejtor i përgjithshëm” në gazetën e qeverisë së Vlorës “Përlindja e Shqipëniës” dhe u zgjodh anëtar i pleqësisë. Më 1913 sekretar i delegacionit shqiptar që udhëton në Londër, Paris, Romë, etj. Më 1913 administratori i spitaleve të vendit. Në korrik 1914 emigron në Rumani, ku punoi për krijimin e kishës ortodokse shqiptare të Rumanisë. Beratti është delegat i shqiptarëve të Bukureshtit në Konferencën e Paqes më 1919. Në shkurt 1919 shërben si sekretar i kolonisë shqiptare të Bukureshtit. Më 1924 ndodhet në Sofje me detyrën e kryekonsullit. Në periudhën 1926 deri më 1934 punon si sekretar në Ministrinë e Jashtme. Më 1935 ministër i ekonomisë kombëtare. Një vit më vonë ministër në Romë. U emërua më 3 dhjetor 1941 ministër sekretar shteti i kulturës popullore në qeverinë e Mustafa Merlikës. Antar i Institutit të Studimeve Shqiptare në Tiranë. Pas rënies së qeverisë së Rexhep Mitrovicës, u largua nga Shqipëria përgjithmonë, u vendos në Itali, ku u mor me veprimtari të shumta patriotike. Mbretëria rumune më 1932 e dekoroi me medaljen “Grand Officer De La Courron Roumania”. Vdiq në Romë më 1970 nga një aksident automobilistik. Ka botuar dy vëllime me titull “Shqipëria më 1937”, të cilët shërbejnë në ditët tona si model për shkrimin e historisë së shtetit shqiptar. Dekoruar me urdhërin “Për veprimtatri patriotike” të klasit të parë.

  23. DHIMITËR MBORJA EMANOIL (1884-1945)
    Lindur në Mborje. Anëtar i shoqërisë “Dituria” të Korçës më 1908. Kryetar i shoqërisë patriotike të shqiptarëve të Bukureshtit. Boton e shpërndan programin e komitetit të fshehtë “Për lirinë e Shqipërisë”. Më 5 nëntor 1912 merr pjesë në mbledhjen e Bukureshtit. Më 28 nëntorit 1912, firmon aktin e pavarësisë me siglën “Dh Emmanuel” në emër të kolonisë së Bukureshtit. Ai i dha Ismail Qemalit një shumë prej 1000 frangave, të cilat u vunë në themel të krijimit të Ministrisë së Financave. Në shkurt 1915 zgjidhet këshilltar pranë shoqërisë së “Komunitetit Ortodoks Shqiptar të Bukureshtit”, e cila punonte për të mbajtur një shkollë në gjuhën shqipe. Rreth vitit 1920, lëshoi darovisht godinën e shtëpisë së tij në Korçë si ambjent mësimor për Liceun Kombëtar. Më 1924 mbështet qeverinë e Nolit. Largohet në Rumani për t’u rikthyer në atdhe vite më vonë. Vdiq në Bukuresht.

  24. DHIMITËR ZOGRAFI (1878 – 1947)
    Lindur në Korçë. Në fund të shekullit XIX së bashku me vëllezërit emigroi në Rumani. Më 1906 merr pjesë në themelimin e shoqërisë patriotike të shqiptarëve te Bukureshtit “Bashkimi-Unirea”. Një nga organizatorët e mbledhjeve që u zhvilluan në fillim të nëntorit 1912 në Bukuresht. Aty theksoi se patriotët “kanë besim të plotë në veprimin e Kombit shqiptar pas udhës që tregoi z. Ismail Qemal Beu e se kanë për të bërë sa mundet me gjithë shpirt e me të gjitha mënyrat për shpëtimin e Atdheut”. U zgjodh delegat i kolonisë shqiptare të Bukureshtit për të marrë pjesë në Shpalljen e Pavarësisë. Më 28 nëntor 1912 firmos vendimin e Pavarësisë me siglën “Dimitri Zografi”. Anëtar i pleqësisë. Në dhjetor 1912, bashkë me Dhimitër Emanoilin, shkon në Brindisi e prej andej kthehet në Korçë nga ku largohet më 1917. Kundërshton vendimet e padrejta të Konferencës së Parisit në kurriz të popullit shqiptar dhe firmos protesta drejtuar kryesisë së saj në qershor 1919. Vdiq në Bukuresht rreth vitit 1947.

  25. MURAD TOPTANI (1867-1918)
    Lindur në Aká (Turqi), ku ishte internuar i ati Seremedin pashe Toptani, nga turqit për arsye të aktivitetit të tij nacionalist. Në dekadat e fundit të shek. XIX, Muradi erdhi në Tiranë dhe u kthye përsëri në Stamboll, ku u martua me vajzën e Naim Frashërit, Asijen. Aty ndoqi mësimet në “Gallata Saraj”. Pas vitit 1895, Toptani u vendos pothuaj përfundimisht në qytetin e Tiranës, origjinës së tij. Në atdhe, filloi organizimin me miqtë t ij, veprimtarë patriotë në Tiranë dhe më gjerë se kaq. Në një raport të shërbimit të fshehtë anglez të vitit 1916,lexojmë: “Murad beu: Nga familja e Toptanasve. Kushëri ne Esatin, por në konflikt të vazhdueshëm me të; nga kjo shtrëngohet të jetojë jashtë shtetit. (…) Ka ndikim të madh në popullsinë e Shqipërisë së Mesme.” Mesa duket edhe nga shënimi i mësipërm, ose edhe nga analizimi që mund t’i bëhen marrëdhënieve të Abdi e Murad Toptanit me kushëririn e tyre, Esat Pashën, ato nuk kanë qenë aspak të mira. Raste nga më interesantet në historinë e Shqipërisë, kur në një familje të madhe valëzohet xhelozia e shfrezuar mes të mirës dhe tradhtisë. Toptani bashkëpunoi me organet e shtypit të shqiptarëve jashtë atdheut. Mori pjesë në kuvendin e Vlorës në nëntor 1912 dhe si delegat i Tiranës, firomoi aktin e indipendencës, me siglën “Murad Toptani”. Pas rënies së qeverisë së Vlorës, Esat Pasha i dogji shtëpinë dhe një pjesë të madhe të pasurisë së tij që ndodhej brenda saj. I detyruar, Muradi emigron në Vjenë. Vdiq në Tiranë, një vit pasi u kthye ne atdhe. Murad Toptani ishte një artist i shquar, piktor e skulptor.

  26. PANDELI CALE (1879 – 1923)
    Lindur në Korçë. Kreu liceun klasik francez të Aleksandrisë në Egjipt. Në vitet 1900-1904 punon në koloninë e Bukureshtit. Më 1904 kthehet në Shqipëri. Bashkë me Themistokli Gërmenjin dhe Mid’hat Frashërin vuri bazat e Komitetit të Fshehtë Shqiptar në Selanik. Kryetar i shoqërisë “Banda e Lirisë” më 1908. Në shkurt 1909, sekretar i shoqërisë “Lidhja orthodhokse”. Në kryengritjen e përgjithshme të vitit 1910 – 1912 drejtoi çetat e zonës së Korçës. Merr pjesë në mbledhjen e 5 nëntorit 1912 dhe si vetëdashës shoqëron Ismail Qemalin për në Shqipëri. Më 28 nëntor 1912, si delegat i Korçës, firmos manifestin e pavarësisë me siglën “Pandeli Cale”. Emërohet Ministër i Bujqësisë, Iindustrisë dhe Tregëtisë. Vitet e Luftës së Parë Botërore i kalon në Zvicër, Ukrainë, Bullgari, Francë. Më 1919 kthehet në atdhe. Më 1920 hartues dhe firmëtar i Protokollit të Kapshticës. Më 1920 Prefekt i Korçës. Në shkurt 1921 deputet në të parin parlament shqiptar.
    Vdiq i sëmurë në një spital të Selanikut.

  27. LUIGJ GURAKUQI (1879-1925)
    Lindur në Shkodër. Ndoqi mësimet e para në kolegjin saverian. Më vonë, shkoi në Kalabri, në liceun e Shën Adrianit. Nga vitet 1906 takoi për herë të parë Ismail Qemalin dhe një vit më vonë lidhi bashkëpunim dhe ndihmoi patriotin Bajo Topulli në organizimin e komitetit të fshehtë kombëtar. Viti 1908 e gjen në Manastir, në Kongresin e atij vendi, ku ishte përfaqësues i Shkodrës. Aty u zgjodh nënkryetar i Komisionit për caktimin e alfabetit të shqipes. 2ndërsa, një vit më vonë e shohim në Elbasan, ku merr pjesë në punimet e Kongresit të Elbasanit, i cili mes të tjerash vendosi hapjen e shkollës Normale po në Elbasan. Gurakuqi u zgjodh drejtor i saj që ditën e hapjes, më 1 dhjetor 1909. Në fillim të kryengritjeve të përgjithshme, është me armë në dorë e më pas takon Ismail Qemalin për te lobuar rreth fatit të Shqipërisë nëpër kancelaritë e huaja. Kthehet në atdhe bashkë me delegatët e tjerë dhe si përfaqësues i vetëm i Shkodrës merr pjesë në kuvendin kombëtar të Vlorës. Mendohet që rezolucionin e pavarësisë, ku janë hedhur firmat e 40 përfaqësuesve, ta ketë shkruar Gurakuqi. Ai firmoi aktin me siglën “Luz Gurakuqi”. Më 1913 bën pjesë në delegacionin shqiptar që shkoi nëpër Evropë për të drejtat e Shqipërisë. Priti Princ Vidin dhe u emërua prej tij zv/ministër i Arsimit. Nga themeluesët e “Komisisë letrare” të Shkodrës më 1916, ku punoi për arsimin e gjuhën shqipe dhe dy vjet më vonë pjesë e Kongresit të Durrësit. Bashkëpunëtor gjatë viteve `20 me Nolin e Rustemin. Ne qeverinë e Nolit u zgjodh ministër i Financave. Me triumfin e legalitetit, në dhjetor 1924, u largua përgjithmonë nga Shqipëria, në Itali, duke humbur jetën një vit më vonë, nga pistoleta e Balton Stamollës, kushëririt të tij të dyë, akt që siç e përcjellin gazetat italiane, ishte gjatë një zënke sporadike. Pretendimet se Gurakuqi është vrarë nga Zogu, kanë mbetur enigmë dhe të pasqaruara.

  28. BEDRI PEJANI (1885- 1946)
    Lindur në Pejë. Shkollën e mesme e kreu në “Robert Kolezh” dhe studimet e larta në degën e historisë në Universitetin e Stambollit. Delegat në Kongresin e Dytë të Manastirit (1910), dhe sekretar i Komitetit i Komitetit të Kosovës” (1918-1924). Në nëntor 1912, u zgjodh përfaqësues i Plavës, Gucisë, Gjakovës dhe Pejës, mori pjesë në mbledhjen e Vlorës dhe firmoi aktin e pavarësisë me siglën “Bedri Pejan”. Mbështetës i kryengritjes së Fan Nolit dhe antar i KONARE-së. U angazhua në mbrojtjen e të drejtave të Kosovës dhe Çamërisë. Ka bashkëpunuar edhe me aktorin e famshëm shqiptar Aleksandër Moisiu. Mori pjesë në Komintern dhe u integrua në lëvizjen nacionalçlirimtare. Nga janari deri n? mes t? qershorit 1944 ishte kryetar i Lidhjes së Dytë të Prizrenit . Më 1945 u arrestua në Shkodër nga Sigurimi i Shtetit dhe iu dorëzua autoriteteve jugosllave. Vdiq në spitalin-burg të Prizrenit.

 

  1. SPIRIDON ILO (1876 – 1950)
    Lindi në Korçë. Mësues në shkollën shqipe të vashave. Emigroi në Bukuresht ku u lidh me koloninë shqiptare të atjeshme. Në dhjetor 1909 luan një rol në dramën “Besa”. Mori pjesë mbledhjen e Bukureshtit. Thuhet se Spiridon Ilo solli flamurin shqiptar që u ngrit në Vlorë. Në mbledhjen e 28 nëntorit, si përfaqësues i Korçës, firmosi aktin e pavarësisë me siglën “Spiro T. Ilo”. Në vitin 1913 u kthye në Rumani. Në vitin 1916 emigroi në Neë York ku vazhdoi veprimtarinë patriotike. Themeloi shoqërinë e parë diskografike “Albanian Phonograf Records” në vitin 1923. Regjistroi për herë të parë himnin tonë kombëtar. Kallëpet e pllakave i solli në Shqipëri dhe më 1946 ia dhuroi Komitetit Ekzekutiv, por ato fatkeqësisht u shpërdoruan dhe meqë ishin prej bakri u futën në bazamentet e antenës së Radio Korçës. Veprimtarinë e tij patriotike e vazhdoi më pas në Rumani. Më 1926 u vendos përfundimisht në Korçë. Më 1938 anëtar i Dhimogjerondisë. Më 1 prill 1945 iu akordua pension si Patriot i Rilindjes Kombëtare. Në vitet `20 botoi e shpëndau kartolina me temë patriotike. Ka botuar komedinë “Vërtet ëndërr” si dhe përmbledhjen me këngë patriotike “Dëshirat e zemrës”. Vdiq në Korçë.

  2. THANAS FLOQI (1884-1945)
    Lindur në Korçë. Përfundoi studimet universitare në Athinë, në fakultetin e drejtësisë. Në vitin 1905 vendoset në qytetin Xhejmstaun. Merr pjesë në themelimin e shoqërisë “Malli i Mëmëdheut” më 1906. Shërben si kronikan i gazetës “Kombi” të Sotir Pecit. Kthehet në atdhe në korrik 1908, qëndron në Vlorë. Themelon mandolinatën “Labëria” dhe qëndron dirigjent i saj. Në Kongresin historik të Vlorës, mori pjesë si delegat i Korçës dhe më 28 nëntor 1912 firmoi vendimin e pavarësisë me siglën “Thanas V. Floqi”. Caktohet gjyqtar në Elbasan. Ka përkthyer me mjeshtëri në gjuhën shqipe “Tre muskëtjerët” e A. Dumasë, “Jeta Ushtarake” të E.de Amiçis, romanin “Ditët e prapme të Pompeit” të Lyttonit; romanion “Arsen Lupeni kundra Sherlock Holmesit” të M. Leblanc; ka botuar një fjalor italisht – shqip më 1939. Më 1910 botoi një gramatikë të gjuhës shqipe. Vdiq në Elbasan.

  3. QEMAL MULLAJ (1881-1966)
    Lindur në Berat. Shkollën e lartë e përfundoi në Stamboll, për gjeografi. Pas shpalljes së kushtetutës xhonturke dhe faljes së lirisë, u kthye në Shqipëri dhe u vendos në afërsi të Lushnjes. Aty propagandoi veprimtarinë dhe lëvizjet kundër osmanëve dhe predikoi pavarësinë e atdheut. Si delegat i Lushnjes, ai në nëntor 1912 mori pjesë në kuvendin historik të Vlorës dhe firmoi aktin e shpalljes së pavarësisë, me siglën “Qem. Mullaj”. Pas rënies së qeverisë së Vlorës dhe me nisjen e Luftës I Botërore, u largua nga Shqipëria. U kthye në atdhe rreth vitit 1920, per t’u rimarrë përsëri më politkë. Deputet në parlamentin e parë shqiptar. Merr pjesë në varrimin e Avni Rustemit në Vlorë, më 1 maj 1924 dhe mbështet forcat e kryengritjes së një muaji më pas. Pas rrëzimit të kabinetit të Nolit, emigroi jashtë, ku thuhet se mund të ketë organizuar një atentat kundër Ahmet Zogut. Vitet e fundit të jetës i kaloi në Tiranë, pothuaj i pashqetësuar nga regjimi i kohës, duke u nderuar me udhërin “Për veprimtari patriotike të klasit I”. Vdiq në Tiranë.

  4. LEF NOSI (1873-1946)
    Lindur në Elbasan. U arsimua në shkollën fillore të atij qyteti dhe studimet e mesme i përfundoi në Athinë. Zotëronte një bagazh kulturor dhe ishte poliglot. Zotëronte pesë gjuhë të huaja. U lidh me lëvizjen antiosmane dhe u hodh në luftë për pavarësimin e atdheut. Më 1910 botoi në Elbasan gazetën “Tomorri”. Në nëntor 1912 ishte delegat i Elbasanit në kuvendin e Vlorës, ku firmoi aktin e pavarësisë me siglën “Lef Nosi”. Ai mbajti në ruajtje dokumentin origjinal të shpalljes së pavarësisë kombëtare dhe e botoi atë me rastin e 25 vjetorit të indipendencës, më 28 nëntor 1937, me qëllim që të mos falsifikohej. Më datë 5 dhjetor 1912 mori detyrën e ministrit të postë-telegraf-telefonit, detyrë që e ushtroi deri më 24 janar 1914. Nosi u zgjodh delegat i Elbasanit në Kongresin e Durrësit në dhjetor 1918. Një vit më vonë ishte pjesë e delegacionit shqiptar pranë Konferencës së Paqes në Paris. Pas vitit 1920 shërbeu në Elbasan si kryetar bashkie. Më 1924 botoi serinë e vyer “Dokumenta Historike – për t’i shërbye historis s’onë kombëtare”. Ushqente bindje demokratike dhe antimonarkist, refuzoi kërkesën e Zogut për t’u bërë ministër. Më 1940 pushtuesit fashistë e internuan në Itali dhe pas kapitullimit të tyre në shtator 1943, iu rikthye jetës politike në vend. U zgjodh kryetar i Asamblesë Kushtetuese. Momentin e zgjedhjes së tij, kohët e fundit kemi mundur ta zbulojmë në një material filmik origjinal pa zë të kohës. Pas luftës, Nosi u shpall në kërkim nga komunistët, të cilët pasi e lokalizuan vendndodhjen e tij, e arrestuan dhe e dënuan me pushkatim. Lef Nosi ishte një njohës i shkëlqyer i antikuareve dhe koleksionist i famshëm në Ballkan.

  5. DR. HAFIZ MYRTEZA ALI STRUGA
    Lindur në Strugë, rreth dekadave të fundit të shek. XIX. Shumë pak të dhëna diskutohen nga biografia e tij. Pas disa përpjekjeve, mundëm të gjejmë para disa vitesh në Strugë vendin ku ndodhej godina e banesës së tij, por që sot është zëvendësuar me të tjera, jo prej të afërmve të doktorit. Përveç studimeve për mjeksi, ai përfundoi studimet edhe për teologji dhe ishte Hafiz. Në Kuvendin e Vlorës, në nëntor 1912, përfaqësoi Strugën dhe me këtë status firmoi aktin e shpalljes së pavarësisë, me siglën “Dr. H. Myrteza”. Shërbeu në Tiranë si mjek dhe farmacist, ku dhe vdiq vitin 1937.

  6. NURI SOJLIU (1870-1940)
    Lindur në Strugë. Veprimtar i lëvizjeve për çlirim kombëtar. U lidh me personalitete të shquar dhe aktivistë shoqërorë dhe politikë, si p.sh. Ibrahim Temon, Dervish Himën, Mihal Gramenon, etj. Ishte pjesë e klubit patriotik “Bashkimi”, themeluar nga patriotët e Strugës në kohën e shpalljes së Hyrjetit. Po ky klub, bëri të mundur çeljen e shkollës së parë shqipe të Strugës në vitin 1910. Mbështeti Kongresin e Manastirit dhe atë të Elbasanit. Nga një fotografi, por dhe nga letërkëmbimet dhe shtypi i kohës, kuptojmë se Sojliu bashkë me babain e shenjtores Nënë Tereza, përgatiti një grup nxënësish nga Shkupi për t’i dërguar në Normalen e Elbasanit. Në nëntor 1912, u zgjodh delegat i Strugës në kuvendin e Vlorës, ku firmoi aktin e pavarësisë kombëtare, me siglën “Nuri”. Mbështeti lëvizjet politke me frymë demokratike të viteve `20. Vdiq në Strugë, ku ende sot gjenden eshtrat e tij dhe që në këtë jubile të Pavarësisë, do të rivarrosen me nderime, nga të rralla raste në ditët e sotme për një firmëtar të Pavarësisë.

  7. MUSTAFA MERLIKA KRUJA (1887-1958)
    Lindur në Krujë. Fundi i dhjetëvjeçarit të parë të shek. XX e gjen në Stamboll, të regjistruar në institutin superior Fakulteti i Shkencave politike, prej nga do të dalë në vitin 1910 me diplomë në shkencat politike e sociale. Kthehet në atdhe dhe dy vjet më vonë gjendet në Vlorë, si delegat i Krujës dhe merr pjesë në kuvendin e Vlorës. Aty firmoi aktin e pavarësisë kombëtare, me siglën “Mustafa Asim Kruja”. Në vitin 1924 emërohet prefekt i Shkodrës e më pas, me ardhejn e legalitetit, shkoi në Itali. U vendos në Zara, ku ra në kontakt me intelektualët Xhevat Korça, Ernest Koliqi, Kostantin Kotte. Pushtimi fashist i vendit e gjen ne Gjenevë, ku ndiqte me interes zhvillimet në Shqipëri si edhe në kampin e ri qe ishte krijuar atëhere, me vendndodhje në Rusinë bolshevike. Me miqtë e tij punoi që veprimtaritë e komunistëve rusë të mos ngjisnin edhe në Shqipëri. Më 1941 ishte pjesë e Institutit të Studimeve Shqiptare, pararendës i Akademisë së Shkencave. Në prill 1942, Merlika kërkohn heqjen e shpatave të Liktorit nga flamuri i Shqipërisë, kërkesë e cila u prit me indinjatë nga fashistët dhe që nuk u kalua lehtë në fjalimin e “Teatro Savoia” në Romë. Gjithashtu, ai bëri të mundur bashkimin e trojeve etnike shqiptare gjatë misionit të tij politik. I tronditur nga fatkeqësi familjare dhe i dorëhequr nga politika, në momente kritike të politikës, kur vendi kishte nevojmë më shumë se kurdoherë, Merlika i detyruar, largohet si fillim në Francë e më pas në Sh.B.A. Familja e tij, e mbetur në Shqipëri, u internua, duke jetuar me këtë ndjenjë dhe duke mos përfunduar dot veprën e tij të jetës “Fjalorin kritik të gjuhës shqipe” me rreth 24.000 fjalë, Kruja vdiq në Niagara Falls.

  8. FERIT VOKOPOLA (1887-1969)
    Lindur në Vokopolë të Beratit. Fillimisht emigroi në Stamboll, ku vijoi studimet. Më pas kthehet në Shqipëri, ku në nëntor 1912 zgjidhet delegat i Lushnjes për në kuvendin e Vlorës. Aty firmoi aktin e pavarësisë kombëtare, me siglën “M. Ferit Vokopola”. Gjatë kësaj kohe, Mustafa Vokopola, babai i tij, ishte prefekt i Vlorës. Nga fundi i dekadës së parë të shek. XX, iu përkushtua mësimeve fetare, përkthimit të Kur’anit. Më 1920 mori pjesë në organizimin e Kongresit të Lushnjës. Ishte ndër themeluesit e Medresesë së Tiranës dhe bashkëpunëtor i njohur i shtypit laik e fetar. Gjatë kohës së monarkisë ishte deputet i Beratit dhe për një farë kohe ministër i Bujqësisë. Autor i veprës “Gjëmimi i Tomorrit” (fetare), përmbledhjes me vjersha “Symbyllazi dhe ëndërrime”. La në dorëshkrim Kalendarin osman dhe Kur’anin. Vdiq në Durrës.

  9. YMER DELIALLISI (1873-1944)
    Lindur në Shijak. Emigroi herët në kolonitë e shqiptarëve jashtë atdheut, nga ku mori formimin e parë të tij si veprimtar i lëvizjes kombëtare. Bashkë me miqtë e tij Abdi e Murad Toptani, mori pjesë në kryengritjen e përgjithshme, e cila çoi në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912. Deliallisi mori pjesë në këtë ngjarje historike dhe firmoi çertifikatën e lindjes së shtetit shqiptar, me siglën “Ymer”. Duke qenë rrugës për në Vlorë, në përcjelljen që i bëri Ismail Qemalit, ai i dërgoi telegram veprimtarëve që ndodheshin në Shijak që ta ngrinin flamurin kombëtar sa me parë. Kundërshtar i politikës së Esat pashë Toptanit dhe përfaqësues i Shijakut në Kongresin e Lushnjes. Viti 1920 shënon ngarkimin e tij me detyrën e kryetarit të bashkisë së Shijakut. U mpleks me kryengritjen e vitit 1922 dhe pas dështimit të saj, u largua jashtë vendit. Pas disa vitesh, i kthyer në atdhe, u arrestua dhe u burgos. Më pas iu vu veprimtarisë tregtare dhe materializoi ndihmën ndaj luftës antifashiste. I internuar nga nazistët, vdes në burg, në Tiranë.

  10. XHEMAL DELIALLISI (1880-1941)
    Lindur në Shijak. Veprimtar shoqëror dhe politik i lëvizjeve për çlirim kombëtar. Në nëntor 1912, si delegat i Shijakut, mori pjesë në shpalljen e pavarësisë. Firmoi dokumentin e indipendencës me shënim në osmanisht “Xhemmalyyddin bej”. Gjatë viteve `20 mori pjesë në aktivizimet për demokratizimin e vendit. Përkrahu forcat e Bajram Currit dhe Elez Isufit. Më 1924 mbështeti kryengritjen e Fan Nolit. Pas dështimit të saj, u largua nga Shqipëria, për t’u rikthyer pas disa vitesh. U vendos në Tiranë, ku ndiqte me interes zhvillimet politiko- shoqërore të vendit. Vdiq në Tiranë.

  11. NEBI SEFA (1861-1942)
    Lindur në Lushnje. Përkrahu Kongresin e Manastirit dhe filloi të propagandojë shkrimin e shqipes me gërma latine. Mori pjesë në kryengritjen e përgjithshme të viteve 1911 dhe 1912. Në nëntor të atij viti u zgjodh delegat i Lushnjes për në kuvendin e Vlorës. Sefa mori pjesë në mbledhjen e parë të këtij kuvendi historik dhe më 28 nëntor nënshkroi aktin e pavarësisë, me siglën “Nebi Sefa Lushja”. Me forcat e tij, i erdhi në ndihmë organizimit të njësive të para ushtarake të qeverisë së Vlorës, në zonën e Mallakastrës, së bashku me ministrinë e Luftës, kreu i së cilës ishte Mehmet pashë Kalkandeleni Tetova (Dërralla). Në vitet `20 përkrahu kursin politik të ndjekur prej forcave fanoliane. Vidq në Lushnje.

  12. ZYHDI OHRI
    Lindur në Ohër. Studimet i përfundoi në Turqi. Ishte pjesë e lëvizjeve kombëtare dhe i luftës për çlirim nga osmanët. Ka organizuar veprimtari e tubime të ndryshme, duke propaganduar idetë kombëtare. I zgjedhur nga Ohri si delegat, mori pjesë në kuvendin e Vlorës dhe firmoi aktin e pavarësisë, me siglën “Zuhdi Ohria”. Ishte pjesë e Senatit të dalë nga qeveria e Ismail Qemalit. Më pas, shkoi në Elbasan, ku bashkëpu