Kush ishte kryetari i vrarë i Bogovinës

 

Vrasja e kryetarit të Bogovinës, Hazbi Idrizi, sot tronditi të gjithë rajonin e Tetovës.

Më poshtë do ju sjellim biografinë e kryetarit të ndjerë:

U lind më 21 mars, vitit 1959 në Bogovinë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje dhe shkollën e mesme të ekonomisë në Gostivar. Më 1985 diplomoi në Fakultetin Ekonomik në Prishtinë. Ka punuar si kontabilist i autorizuar prej 1985 deri më 1995.

Pastaj deri më vitin 2000 ka qenë kryetar i Këshillit të komunës së Bogovinës,e gjatë periudhës 1998 deri më 2000 ka qenë drejtor i Fondit për rrugë lokale në komunën e Tetovës.

Prej vitit 2000 deri më 2005 ka qenë kryetar i komunës së Bogovinës, pastaj prej marsit të vitit 2005 ka qenë udhëheqës i seksionit për ZHEL në komunë, prej vitit 2007 deri 2008 drejtor i NP ,,Shari”. Flet gjuhën maqedonase, frenge dhe serbe. I përdor MS Word, MS Excel, Internet.

Në zgjedhjet lokale të vitit 2009 për herë të dytë u zgjodh kryetar i komunës së Bogovinës, Gjatë këtij mandate ai arriti të merrte shumë projekte nga fondacionet e huaja dhe kështu edhe në zgjedhjet e vitit 2013 ai fitoi bindshëm postin e të parit të kësaj komune qe e ushtroi deri ditën e sotme./Antpress