Kush ishte pijaneci që alarmoi mbrëmë qeverinë maqedonase dhe SHBA-të

Strasho Jovanov nga Shkupi është personi që mbrëmë përmes një thirrje telefonike anonime për sulm me granata ndaj Qeverisë, ka ngritur në këmbë gjithë njësitet policore, por alarmoi edhe shumë përfaqësi diplomatike, veçmas ambasadën e SHBA-ve, që doli me urgjencë me komunikatë, transmeton INA.

Policia ka arritur ta arrestojë Jovanovin, tek i cili është gjetur mbrëmë telefoni, me të cilin kishte thirrur numrin 192 të MPB-së.

Ai fillimisht para policisë në bisedën informative siç thuhet ka reaguar për një vendim kontesti që ka pasur në komunën e Gazi Babës.

60 vjeçari në thirrjen e tij kishte thënë: “për 16 minuta dy raketa do të shkrepen drejt Qeverisë”./Ina/