Kush jane 10 personat me te pasur ne Maqedoni

Në vendin e parë është Minço Jordanov, bashkëpronar i firmës “Duferko” në Lugano të Zvicrës, në vendin e dytë Orce Kamxhev i cili nga viti 2006 ka përvetësuar disa kompani në Maqedoni, në vendin e tretë është Shterjo Nakov i cili posedon disa kompani të anijeve dhe shumë hotele, në vendin e katërt është Sveto Janevski i cili pas blerjese së punishtes “Tikvesh” dhe disa firmave tjera e rriti kapitalin e tij në disa milionë euro, ndërsa në vendin e pestë është Zhivko Mukaetov, menaxheri gjeneral i kompanisë “Alkaloid”.

Pas këtyre vendin e gjashtë e zë Dushko Tuxharov, i ndjekur nga Kristina Todoroviq, Shefki Idrizi, Sasho Davitovski dhe Kosta Jankovski të cilët e përmbyllin top 10 e personave më të pasur në Maqedoni.