Kush janë të huajt më kriminel në Zvicër? Shqiptarët?

Kush janë të huajt më kriminelë në Zvicër? Shqiptarët?

Së fundmi, zyra Federale e Statistikave në Zvicër, ka bërë publike listën e të dënuarve në Zvicër, duke i renditur grupet sipas kombësisë.

Sipas listës e cila është bërë publike nga portali “Bota Sot”, konkludohet se më të rrezikshmit duke ju referuar raportit, janë personat e ardhur nga Afrika veriore dhe perëndimore si dhe Republika Domenikane. Për grupet, si zviceranët dhe të huajt me viza B dhe C, BFS sqaron se në 2014 për 1000 banorë më së shumti krime kanë kryer Afrika perëndimore. Republika Domenikane, Afrika Veriore dhe Turqia me mbi 100 padi.

Ndërsa për Shqiptarët, të cilët janë problematikë në Zvicër, nuk janë të parët pvr sa i përket viti 2016.

Shqetësimi për ta ka qenë në vitin 2014, ku janë faktuar 2060 shkelje ligjore, numri më i madh i krimeve se në çdo krahinë tjetër. Megjithatë kjo për kokë banori përkthehet në 9 promila që është shumë më e vogël se tre shtetet e lartëpërmendura.

Më pas vijnë rumunët me 1800 krime të kryera vetëm në 2014. Këtu rezulton se rumunët janë kriminelët më të mëdhej në Zvicër pasi shtatë shtetet ish Jugosllave dhe Shqipëria sëbashku kanë kryer 2060 krime, ndërsa vetëm rumunët rreth 10 përqind më pak.

Për burrat në moshë 18 deri në 29 vjet, rreziku më i madh për të kryer krime dhe shkelje ligjore është për burrat nga Afrika perëndimore me 78 promila ose 78 të dënuar në 1000 banorë, ndjekur nga Republika Domenikane, 65 promila, Turqia me 19 promila.