Kush po i rri pranë Anita Haradinajt në këto ditë të vështira?

Anita Haradinaj ndër vite ka kaluar ditë të vështira, pasi ajo shpesh e ka vuajtur mungesën e të shoqit, i cili disa herë është dënuar politikisht, shkruan “Kosovarja”.

Gazetarja dhe prezantuesja e “RTK”-së, është absolutisht një grua e fortë që nuk dorëzohet, pavarësisht fatit që e përcjell me të shoqin, që megjatë është hero lufte e lirie.

Anita këto ditë nuk është vetëm, pasi me të është e gjitha Kosova e shqiptaria, që gjatë gjithë kohës po e shprehin indinjatën në lidhje me atë çka po ndodh me Ramushin, shkruan “Kosovarja”.