Kush do të jetë trajner i ri i Barcelonës?

Barcelona ka mohuar raportimet e mediave se kanë arritur marrëveshje me trajnerin Ernesto Valverde

Drejtuesit e Barcelonës ende nuk e kanë gjetur pasardhësin e Luis Enriques, i cili në fund të sezonit do të largohet nga skuadra.

Së fundi është raportuar se Ernesto Valverde, trajneri aktuali i Athletic Bilbaso, do ta merr drejtimin e gjigantit nga La Liga.

Por, një zëdhënës i Barcelonës i ka thënë të përditshmes sportive spanjolle, Mundo Deportivo, se kjo nuk është e vërtet, përcjell Express.

“Nuk ka asgjë. Deri të hënën me 29 maj, pas finalen e Copa del Rey, nuk do të ketë asgjë”, ka deklaruar zëdhënësi i ekipit nga Camp Nou.

Në listën e Barcelonës përveç Valverdes janë edhe Roland Koeman, Juan Carlos Unzué, Eusebio Sacristán dhe Roberto Martinez. /Express/